Home / Lajme / Maqedoni / Akademi solemne me rastin e 103-vjetorit të Kongresit të Manastirit

Akademi solemne me rastin e 103-vjetorit të Kongresit të Manastirit

23 nentor-ë këtë drejtim, vendimet që dolën nga Kongresi i Manastirit, për njësimin e Alfabetit të gjuhës shqipe përbëjnë një kurorëzim përpjekjesh e sakrificash të pareshtura shekullore të popullit shqiptar”, theksoi zëvendëskryeministri Xhaferi.

Në organizim të Sekretariatiti për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit mbrëmë në Shkup u mbajt Akademi solemne me rastin e 103-vjetorit të Kongresit të Manastirit.

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferi, para të pranishmëve në këtë Akademi theksoi se Dita e Alfabetit, respektivisht, dita e mbajtjes së Kongresit historik të Manastirit, 103-vjetorin e të cilit po shënojmë këtë vit, është një nga ngjarjet më rëndësi historike në lëvizjen kombëtare të popullit shqiptar, në angazhimet e tij për mbrojtjen dhe zhvillimin e kulturës shqiptare, të gjuhës dhe të shkrimit shqip.

Ai theksoi rëndësinë historike të Kongresit të Manastirit për perspektivën evropiane të kulturës dhe traditës shqiptare.

“Në këtë ditë, 103 vjet më parë në qytetin e Manastirit, intelektualë të mëdhenj të Rilindjes kombëtare shqiptare, publicistë, studiues dhe veprimtarë të deleguar nga shoqata të ndryshme kulturore dhe politike, përmbyllën çështjen madhore të kulturës kombëtare, Alfabetin e gjuhës shqipe në Kongresin e Manastirit. Në këtë drejtim, vendimet që dolën nga Kongresi i Manastirit, për njësimin e Alfabetit të gjuhës shqipe përbëjnë një kurorëzim përpjekjesh e sakrificash të pareshtura shekullore të popullit shqiptar”, theksoi zëvendëskryeministri Xhaferi.

Xhaferi u shpreh se ky Kongres do të shërbejë si shtyllë e unitetit kombëtar, si një amanet për brezat që do të vijnë pas për të ruajtur çështjen e unitetit të gjuhës dhe mirëqenies kombëtare.

Në këtë Akademi të pranishmëve iu drejtua drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Maqedoni, Shefqet Zekolli dhe drejtori i Institutit të Albanologjisë së Kosovës, Hysen Matoshi.

Ndërsa, të pranishëm në këtë Akademi solemne ishin akademikë, ministra, kryetarë komunash, përfaqësues të partive politike, të korit diplomatik si dhe shumë personalitete të tjera.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *