Home / Sport / Ançeloti: Barcelona është filozofi futbolli, jo force!

Ançeloti: Barcelona është filozofi futbolli, jo force!

Për italianin Ançeloti, “mënyra se si luan futboll skuadra e Barcelonës është filozofi më vete, jo forcë. Ndoshta meritat më të mëdha për këtë arritje shkojnë për trajnerin e katalanasve, Pep Guardiola, dhe për mënyrën se si ai ka arritur të krijojë këtë filozofi loje, e cilë më së shumti mbështetet edhe nga lojtarët e rinj, që dalin nga akademia e Barcelonës.

Rikthehet trajneri i njohur italian, Karlo Ançeloti. Jo në fushat e blerta, duke trajnuar apo drejtuar ndonjë skuadër, pas largimit nga Çelsi, por duke e paralajmëruar këtë, përmes një analize për mediat italiane. Karlo Ançeloti ka bërë një analizë mbi lojën e bukur dhe shumë të suksesshme të Barcelonës, fakt me të cilin janë marrë shumë specialistë futbolli. Sepse e jashtëzakonshme ka qenë ecuria dhe performanca e katalanasve në vitet e fundit, aq sa dominimi i tyre në Spanjë dhe Europë ka qenë një “diktaturë” e vërtetë. Për italianin Ançeloti, “mënyra se si luan futboll skuadra e Barcelonës është filozofi më vete, jo forcë. Ndoshta meritat më të mëdha për këtë arritje shkojnë për trajnerin e katalanasve, Pep Guardiola, dhe për mënyrën se si ai ka arritur të krijojë këtë filozofi loje, e cilë më së shumti mbështetet edhe nga lojtarët e rinj, që dalin nga akademia e Barcelonës. Nuk hezitoj aspak të them se kjo Barcelonë është më e mira në këtë kohë”- thekson Ançeloti. Më tej, tekniku italian ka shpalosur edhe planet e tij për të ardhmen: Do të kthehem shumë shpejt në rolin e trajnerit. Me shumë gjasa do të marr drejtimin e ndonjë klubi të famshëm europian, por për momentin kaq mund të them, s’mund të flas me emra të përveçëm.”

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *