Home / Lajme / Maqedoni / Arbën Xhaferi rrëfen në Tetovë

Arbën Xhaferi rrëfen në Tetovë

5 nentor-Politikani i njohur kosovar Veton Surroi, i cili është edhe ideator I këtij libri thotë se pas intervistës me 40 pyetje të realizuara nga gazetari Enver Robeli me Arbër Xhaferrin, i ka dhënë idenë Robelit që të shkruajë librin në formë bashkëbisedimi me politikanin tetovar.

Mbrëmë në Tetovë në restoranin e hotel “Liraku” është promovuar libri, “Arbën Xhaferi rrëfen në Tetovë, në kërkim të kuptimit”, nga autori Enver Robelli. Në këtë eveniment të pranishëm ishin figura të ndryshme nga vendi, Kosova e Shqipëria, që i përkasin skenës politikë shqiptare.

Gazetari i njohur kosovar e sjell kështu punën e tij dhe politikanin në një tjetër dimension.Përtej medias, duke shtjelluar me gjerë biografinë dhe veprimtarinë e intelektualit nga Tetova, i cili për dekada dha kontributin e tij në politikbërjen shqiptare në Maqedoni. Autori është shprehur i ngazëllyer për gadishmërinë e Xhaferrit që t`ju pëprgjigjet pyetjeve në çdo kohë.

Politikani i njohur kosovar Veton Surroi, i cili është edhe ideator I këtij libri thotë se pas intervistës me 40 pyetje të realizuara nga gazetari Enver Robeli me Arbër Xhaferrin, i ka dhënë idenë Robelit që të shkruajë librin në formë bashkëbisedimi me politikanin tetovar.

Ndërkohë që për vet autorin në libër janë shkrirë raportet mes politikanit dhe gazetarit.Xhaferri thotë se në disa pyetje ka dhënë edhe përgjigje të shkurta por në disa pyetje ka edhe ëprgjigje të gjata për shkak të shtjellimit të temave të ndryshme.

“Natyrisht që e përjetova me emocione ngaqë arrita që përmes një gazetari të jap një rrëfim të sinqertë për nocionet politike, për proçeset historike që u zhvilluan në këto hapësira”, theksoi Xhaferi. I konceptuar në formën e një bashkëbisedimi, “Arben Xhaferri” rrëfen në Tetovë, në kërkim të kuptimit, politikani flet për fëmijërinë e tij në Tetovë dhe kohën kur është bërë mësues në moshën 18 vjeçare.

Xhaferi paraqet edhe qëndrime politike në veçanti ai ka shpalosur prapaskenat e marrëveshjes së Ohrit, të cilës i kishte prirë marrëveshja e Prizrenit ku janë pajtuar faktori politik dhe ushtarak. Rrëfimi vazhdon me qëndrimet e tij për religjonin e po kështu edhe për kinemotagrafinë e ish Jugosllavisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *