Home / Sport / Barça kualifikon Milanin

Barça kualifikon Milanin

Lionel Messi ka shkëlqyer me lojë dhe me tri gola. Milani ka barazuar me BATE Borisovin, sikurse edhe Arsenali me Marseille-n e Chelsea me Genk-un. Valencia në pjesën e dytë deklasoi Leverkusenin.

Sulmuesi Lionel Messi ka pasur mbrëmje fenomenale me Barcelonën duke shënuar fitore me rezultat 4:0 si udhëtues në takim me Plzenin nga Çekia, ndeshje e vlefshme e xhiros së katërt të fazës së grupit H të Champions League në futboll. Messi ka qenë i disponuar për lojë dhe i pandalshëm për skuadrën rivale. Në minutën e 24-të, Messi për bukuri ka kryer penalltinë duke kaluar në epërsi skuadrën e tij. Në minutën e fundit të pjesës së parë i ashtuquajturi jashtëtokësor, Messi ka ngritur epërsinë në 0:2. Mesfushori Cesc Fabregas që ka luajtur nga minuta e parë ka realizuar për rezultatin 0:3 (72′) dhe ka shkaktuar edhe një tërmet për vendasit.

Messi në minutën e fundit përkatësisht 90-tën shënoi edhe het-trikun e tij dhe të rezultatit 0:4. Plzeni nuk ka pasur takat që të bënë më shumë përballë lojës si stuhi të Barcelonës, e cila qoftë brenda apo jashtë fushës së saj nuk ka fare respekt për rivalët. Plzeni nga minuta e 22-të ka luajtur pa një futbollist, pasi që Cisovsky është përjashtuar direkt me karton të kuq. Barcelona importoi tri pikë më shumë vlera dhe e kryeson tabelën me 10 pikë, ndërsa Plzeni është i fundit (i katërti) me një pikë. Katalunasit nga katër ndeshje kanë shënuar tri fitore, një barazim, ndërsa skuadra çeke ka vetëm një barazim dhe të gjitha humbje.
Kampioni i Italisë, Milani ka barazuar si mysafirë me rezultat 1:1 me skuadrën bjelloruse, BATE Borisov. Edhe njëherë u vërtetua se në Bjellorusi është klima e papërshtatshme për skuadrat evropiane dhe sigurisht kjo ka ndikuar që rossonerët mos të kthehen edhe me fitore. Milani mjaft mirë e ka filluar takimin, duke pasur edhe posedimin e topit.

Zlatan Ibrahimoviqi, reprezentuesi suedez, shënoi gol në minutën e 22-të pas asistimit fenomenal të futbollistit të palodhshëm Robinho. Vendasit në pjesën e dytë barazuan rezultatin falë goli të Renan të realizuar nga penalltia pikërisht në minutën e 55-të. Rossonerët tash renditen në pozitën e dytë me 8 pikë, kurse BATE e treta me dy pikë.

Ballafaqimi pothuajse më interesant ka qenë në grupin E ndërmjet Valencisë dhe Leverkusenit, në të cilën mikpritësit shënuan fitore me rezultat 3:1. Valencia në minutën e parë ka shënuar gol nëpërmjet Jonas, por skuadra gjermane ka barazuar pas 30 minutave. Futbollisti Kiessling në minutën e 31-të ka shënuar golin e barazimit (1:1). Pjesa e dytë ka qenë dinamike dhe që ka mbajtur në ankth tifozët e të dyja skuadrave. Njëri prej shënuesve më të mirë të Valencisë Soldado ka ngrohur zemrat e tifozëve të skuadrës së tij në minutën e 65-të kur ka shënuar për 2:1. Pas këtij golit skuadra spanjolle luan edhe më mirë dhe si fryt i kësaj shënojnë edhe një gol. Rami në minutën e 75-të ka ndëshkuar mysafirët dhe ngriti rezultatin në 3:1.

Edhe skuadra e Genk-ut nga Belgjika me Chelseat nga Anglia ka pasur rivalitetin e vet. Blutë kaluan në epërsi në minutën e 26-

të me golin e Ramires pas asistimit të sulmuesit Torres, por vendasit në periudhën e dytë të lojës barazuan me golin e Vossen në minutën e 61-të. Në grupin F, kampioni gjerman,

Dortmundi, i gëzohet fitores së parë, pasi ka mundur me rezultat 1:0 Olympiakosin. Autor i golit ka qenë Grosskreutz në minutën e shtatë.

Ndërkaq, Arsenali në shtëpi barazoi 0:0 me Marseillen, por që i ka mjaftuar të ruajë kreun e tabelës. Futbollistët e Arsenalit dhe ata të Marsjet, gjatë 90 minutave kanë dhënë lojë të pëlqyeshme më raste për gola, por që rrjetat mbetën të paprekura.

Grupi G
Zenit – Shakhtar 1:0
APOEL – Porto 2:1

1. APOEL 4 2 2 0 6:4 8
2. Zenit 4 2 1 1 7:5 7
3. Porto 4 1 1 2 4:6 4
4. Shakhtar 4 0 2 2 4:6 2

Grupi E
Valencia – Leverkusen 3:1
Genk – Chelsea 1:1

1. Chelsea 4 2 2 0 9:2 8
2. Leverkusen 4 2 0 2 5:6 6
3. Valencia 4 1 2 1 5:4 5
4. Genk 4 0 2 2 1:8 2

Grupi F
Arsenal – Marseille 0:0
Dortmund – Olympiakos 1:0
1. Arsenal 4 2 2 0 4:2 8
2. Marseille 4 2 1 1 4:1 7
3. Olympiakos 4 1 0 3 4:5 3
4. Dortmund 4 1 1 2 3:7 4

Grupi H
BATE – AC Milan 1:1
Plzen – Barcelona 0:4

1. Barcelona 4 3 1 0 13:2 10
2. Milan 4 2 2 0 7:3 8
3. BATE 4 0 2 2 2:9 2
4. Plzen 4 0 1 3 1:8 1

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *