Home / Sport / Barcelona dhe Benfika, skuadrat e vetme të pamposhtura

Barcelona dhe Benfika, skuadrat e vetme të pamposhtura

Blaugranët e Pep Guardiolës, kampionët në fuqi të Europës dhe të Spanjës, në të vërtetë janë të pamundur që prej 30 prillit, kur humbën përballë Real Sociedad, në kampionat. Benfika në Portugali mbetet skuadra tjetër e pamposhtur europiane në kampionatin e vet, pavarësisht se nuk e kryeson ajo klasifikimin.

Në kampionatet europiane janë dy skuadra, Barcelona në Spanjë dhe Benfika në portugali, që mbeten ende të pamposhtura, që prej nisjes së sezonit futbollistik 2011-2012. Blaugranët e Pep Guardiolës, kampionët në fuqi të Europës dhe të Spanjës, në të vërtetë janë të pamundur që prej 30 prillit, kur humbën përballë Real Sociedad, në kampionat. Që prej asaj dite, Barcelona ka zhvilluar 25 ndeshje në kompeticione zyrtare dhe ka arritur të fitojë 16 prej tyre, duke barazuar 9 të tjera. Benfika në Portugali mbetet skuadra tjetër e pamposhtur europiane në kampionatin e vet, pavarësisht se nuk e kryeson ajo klasifikimin. Kjo skuadër është e pamposhtur edhe në Ligën e Kampioneve. Në skuadrat e tjera europiane, Juventusi është ende i pamposhtur në kampionatin Italian, pavarësisht se nuk luan në kompeticione europiane. Në Premier Ligën angleze, as në Bundesligën gjermane, apo në Ligën 1 franceze, nuk kanë mbetur skuadra të pamposhtura.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *