Home / Sport / Barcelona fiton Milanin në San Siro

Barcelona fiton Milanin në San Siro

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola deri te tri pikë të rëndësishme për të siguruar vendin e parë në grup erdhën në minutën 63, kur Ksavi mposhti portierin kundërshtar.

Futbollistët e Barcelonës kanë shënuar fitore si mysafir kundër Milan 3:2 në “San Siro”, në kryendeshjen e xhiros së pestë të grupit H në Ligën e Kampionëve.

Ashtu sikur pritej, kjo përballje solli një lojë dramatike, për faktin se të dy skuadrat luftojnë për kreun e tabelës.

Në këtë ndeshje skuadrës Milan i është dashur patjetër fitorja për të dalë në vendin e parë, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Mysafirët erdhën në epërsi me autogolin e Van Bomel në minutën 14, ndërsa Milan barazoi përmes Ibrahimoviq në minutën 20.

Katalonasit serish erdhën në epërsi me golin e Lionel Mesi të shënuar nga penalltia në minutën 31. “Rosonerët” u rikthyen në lojë duke barazuar për herë të dytë me golin e Boateng në minutën 54.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola deri te tri pikë të rëndësishme për të siguruar vendin e parë në grup erdhën në minutën 63, kur Ksavi mposhti portierin kundërshtar.

Ndërkohë, në fazën e ardhshme është kualifikuar edhe Arsenali, që ka mposhtur Borusinë e Dortmundit, me rezultat 2:1, me dy gola të shënuar nga Robin van Persi. Derbi i mbrëmjes, i cili u zhvillua në ”San Siro” ndërmjet Milanit dhe Barcelonës, ka dhuruar spektakël dhe pesë gola.

Fitoren më bindëse në këtë mbrëmje, e që njëherësh është edhe njëra nga më bindëset në historinë e Ligës së Kampionëve e realizoi Valencia, e cila e mposhti skuadrën belge, Genk, me rezultat 7:0, në kuadër të Grupit E. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bajer Leverkuseni arriti ta përmbysë epërsinë e Çelsit dhe në fund t”i gëzohet fitores, 2:1. Me këto tri pikë Bajeri ka marrë kryesimin e këtij grupi dhe ka gjasa reale për të kaluar tutje.

Grupi E
Bajer Leverkusen – Çelsi 2:1
Derdiok 73, Fridrih 90 – Drogba 49
Valencia – Genk 7:0
Zhonas 10, Soldado 13, 36, 39, Ernandez 68, Aduriz 70, Koshta 81
Renditja: Bajer 9 pikë, Çelsi i Valencia 8, Genk 2

Grupi F
Arsenal – Borusia Dortmund 2:1
Van Persi 49, 86 – Kagava 90
Olimpik Marsejë – Olimpiakos 0:1
Fetfacidis 82
Renditja: Arsenal 11 pikë, Marsejë 7, Olimpiakos 6, Borusia 4

Grupi G
Zenit – APOEL 0:0
Shahtjor – Porto 0:2
Hulk 80, Rodrigez 90
Renditja: APOEL 9 pikë, Zenit 8, Porto 7, Shahtjor 2

Grupi H
BATE Borisov – Viktoria Plzen 0:1
Bakosh 42
Milan – Barcelona 2:3
Ibrahimoviq 20, Boateng 54 – Van Bomel 14(ag), Mesi 31(pen), Çavi 63
Renditja: Barcelona 13 pikë, Milan 8, Viktoria 4, BATE 2

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *