Home / Lajme / Rajon / Basha: Nis kremtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

Basha: Nis kremtimi i 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë

27 nëntor-Basha deklaroi se “ky qytet është kryeqendra ekonomike, financiare, institucionale, kulturore, artistike e shqiptarëve”. “Me punën, përkushtimin tonë që buron nga vizioni i etërve të Tiranës, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e Tiranës në Shqipëri, rajon dhe europë”, tha ai.

Dita historike, 99 vjetori i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë më 26 nëntor 1912, shënon fillimin e një viti të veçantë të kombit shqiptarë, atë të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

“Ky vit do të ndiqet nga aktivitete të shumta, me qendër zonën e ish-nënprefekturës, ku familjet e mëdha të Tiranës ngritën flamurin shqiptar më 26 nëntor, që sot është qëndra më e madhe e shqiptarëve në botë. Bashkia në bashkëpunim me institucionet e tjera po harton një program intensiv, në qendër të të cilit do të jetë historia, e sotmja dhe e ardhmja e Tiranës, ajo çka i ofrojmë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve shqiptare kudo në Ballkan, dhe fqinjëve në rajon”, u shpreh Kryebashkiaku, Lulzim Basha.

Ai përkujtoi datën e shënuar të 99 vjetorit të ngritjes së flamurit të pavarësisë në Tiranë, në shtëpinë e vjetër tiranase të piktorit Sali Shijaku që i përket vitit 1400, me praninë e përfaqësuesve të familjeve autoktone të kryeqytetit.

Duke nderuar veprën e etërve të Tiranës, Basha tha se, “do t’a vendosim qytetin tonë në qendër të aktiviteteve, për të përkujtuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, rrugëtimin e vështirë, për të cilin jemi krenarë, jemi krenarë për etërit tanë që e bënë të mundur këtë rrugëtim dhe jemi të frymëzuar nga vepra e tyre dhe të vendosur për të vazhduar këtë rrugëtim, deri në përfundimin e destinacionit tonë europian”.

Pas dy ditësh të gjithë shqiptarët do të festojnë 28 nëntorin, Ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke përkujtuar veprën e personaliteteve të mëdha, të cilët morën përsipër këtë akt historik, në një kohë të vështirë dhe të mbarsur me kërcënime për të ardhmen e kombit dhe qytetin e Tiranës.

“Sot është koha për të parë përpara, për të vlerësuar këtë shekull që Tirana kaloi nga një moment i shpalljes së pavarësisë, i ngritjes së flamurit më 26 nëntor dhe që do të kurorëzohej më vonë me shpalljen e këtij qyteti kryeqendër”, tha Basha, duke kujtuar rolin që Tirana luajti në momentet kyçe të historisë dhe atë çka qyteti përfaqëson sot, por edhe premtimin, vizionin, forcën e familjeve të Tiranës, të cilët ndërtuan qytetin e madhërishëm, që përbën familjen më të madhe qytetare të kombit shqiptarë.

Tirana dhe tiranasit historikisht kanë hapur zemrat për të gjithë shqiptarët në flukse shprese, siç ishin ato të fillimviteve ’90 apo siç ishin ato të spastrimeve të mëdha të trojeve shqiptare në veri dhe jug.

Basha deklaroi se “ky qytet është kryeqendra ekonomike, financiare, institucionale, kulturore, artistike e shqiptarëve”. “Me punën, përkushtimin tonë që buron nga vizioni i etërve të Tiranës, ne do të vazhdojmë të konsolidojmë rolin e Tiranës në Shqipëri, rajon dhe europë”, tha ai.

Pinjollë e firmëtarët e parë të dokumentit të shpalljes së pavarësisë në Tiranë, sollën në këtë takim, të organizuar nga shoqata “Tirana”, memorien e paraardhësve të tyre për këtë ditë të shënuar.

Dokumenti i shpalljes së pavarësisë mban firmën e patriotëve, Refik Toptani, Abdullah Fjinali, Xhelal Toptani, Sylejman Kadiu, Sheh Ahmet Pazari, Isuf Aqif Banka, Muderis Hysen Shehri, Myslym Beshir, Selim Petrela dhe Papa Nikolla Papajani.

Duke uruar këtë ditë feste, Ing. Dashamir Maçi, njëri prej familjeve autoktone të Tiranës tha se “më në fund ka ardhur koha e promovimit të vlerave historike dhe kulturore të Tiranës”

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *