Home / Lajme / Maqedoni / BDI dhe PDSH pajtohen për Tetovën

BDI dhe PDSH pajtohen për Tetovën

5 nentor-Deri te koordinimi erdhi pasi një kohë të gjatë këshilltarët e Partisë Demokratike Shqiptare bojkotuan punimet e këshillit me arsyetimin se shumica e këshillit nga Bashkimi Demokratik për Integrim për nëntë muaj nuk kanë kaluar asnjë plan detal urbanistik

Me iniciativë të kryetarit të komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, të premten është mbajtur takim mes koordinatorëve të grupeve të këshilltarëve të partive politike pjesëmarrëse në Këshillin komunal.

Deri te koordinimi erdhi pasi një kohë të gjatë këshilltarët e Partisë Demokratike Shqiptare bojkotuan punimet e këshillit me arsyetimin se shumica e këshillit nga Bashkimi Demokratik për Integrim për nëntë muaj nuk kanë kaluar asnjë plan detal urbanistik. Kryesuesi i këshillit, Irfan Emini nga BDI, thotë se në koordinim është rënë dakord që nga tre plane detale urbanistike të miratohen në çdo seancë dhe jo të gjithë 15 përnjëherë. Ai ka theksuar se është rënë dakord që në seancën e radhës të miratohet programi për menaxhim me tokën ndërtimore.

“Janë tejkaluar shumica e problemeve dhe shpresojmë se në seancën tjetër këshilli do të jetë komplet dhe do të ndalet bojkoti i këshilltarëve të PDSHsë”, tha Emini. Ndërkohë që përparimin në bisedime e ka konfirmuar edhe Durim Luma, koordinator i këshilltarëve të PDSH-së. “Ne pas festave do të kemi edhe një koordinim me Kryetarin dhe do të tentojmë që të kalojmë mosmarrëveshjet që i kemi për planet detale urbanistike. Bëhet fjalë vërtet për 15 plane, por ato janë të rëndësishme për zhvillimin e qytetit të Tetovës”, tha Durim Luma, koordinator i këshilltarëve të PDSH-së

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *