Home / Lajme / Maqedoni / BDI reagon ndaj RDK-së

BDI reagon ndaj RDK-së

11 nentor-“Që të bësh propozime të tilla, dhe ato të mos jenë në nivel të tezave të analistëve politik, që çdo ditë i shikojmë në mediume, duhet të jesh i legjitimuar politikisht nga ana e elektoratit dhe të kesh qasje, takime dhe biseda për rrjedhat e përgjithshme politike vendore, rajonale si dhe ndërkombëtare. Atëherë mund të japish propozime serioze për rrjedhat politike.

“Është lehtë të kesh 2 deputet dhe 1.4 për qind rejting në elektorat, e të flasësh për politika të mëdha, prishje qeverie dhe koalicionesh, formim të koalicioneve të reja qeveritare ku 2 votat e juaja (RDK-së) nuk luajnë asnjë rol”, thuhet në një reagim të BDI-së, duke i`u përgjigjur konferencës së sotme me gazetarë të lidershipit të RDK-së, lidhur me 100 ditëshin e Qeverisë së koalicionit.

Sipas partisë në pushtet, deklarimet e RDK-së janë tendenca për faktorizimin në skenën politike.

“Që të bësh propozime të tilla, dhe ato të mos jenë në nivel të tezave të analistëve politik, që çdo ditë i shikojmë në mediume, duhet të jesh i legjitimuar politikisht nga ana e elektoratit dhe të kesh qasje, takime dhe biseda për rrjedhat e përgjithshme politike vendore, rajonale si dhe ndërkombëtare. Atëherë mund të japish propozime serioze për rrjedhat politike.

Deri atëherë, Çdo gjë tjetër është vetëm një tentim për faktorizim të vetvetes në skenën politike dhe marrje edhe të ndonjë vote më tepër në elektorat me dhënien e propozimeve të pa analizuara”, thuhet në fund të reagimit.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *