Home / Sport / Bekam fiton titullin me La Galaksi

Bekam fiton titullin me La Galaksi

Kështu Dejvid Bekam me titull përfundoi epizodin e tij 5-vjeçar te skuadra e Gallaksit në SHBA, dhe tani sërish do të kthehet në Evropë, ndërsa si destnacione të tij të ardhshme shihen Anglia dhe Franca…

Një ndër yjet më të mëdha të futbollit botëror Dejvid Bekam ka shtuar edhe një trofe në koleksionin e tij të pasur. Anglezi Bekam fitoi titullin e kampionit me skuadrën e Los Anxheles Lejkersit pasi në ndeshjen finale me rezultatin 1:0 mundën Hjustonin. Autor i golit të vetëm në këtë ndeshje ishte Lendon Donovan në minutën e 72-të.

Bekam pasoi për Robi Kin i cili pasi kaloi në gjysmëfushën kundërshtare mu në momentin e duhur pasoi për amerikanin Donovan i cili shënoi për fitoren e madhe të Galaksit. Ishte ky titulli i tretë për Los Anxhelos Galaksin dhe i pari që nga viti 2005.

Kështu Dejvid Bekam me titull përfundoi epizodin e tij 5-vjeçar te skuadra e Gallaksit në SHBA, dhe tani sërish do të kthehet në Evropë, ndërsa si destnacione të tij të ardhshme shihen Anglia dhe Franca. Pritet që Bekam të jetë kapiten i Kombëtares së Britanisë së Madhe në Lojrat Olimpike të vitit 2012-të në Londër, atëherë kur Bekam do të mbush 37 vjet e 3 muaj.

“Ishte koha e fundit që të arrijmë deri tek titulli. Më në fund u kurorëzua mundi 5 vjeçar që të vimë deri tek titulli. Pata thënë se pas këtij takimi do të largohem. Ne me Galaksin do të ndaheshim edhe në rast se nuk fitonim titullin” – tha Bekam pas ndeshjes finale.

Dejvid Bekam bëhet futbollisti i parë anglez në 19 vitet e fundit që arrinë të shpallet kampion në tre shtete të ndryshme, pas titujve të fituar me ManÇester Junajtedin në Angli dhe Real Madridin në Spanjë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *