Home / Lajme / Maqedoni / Berisha do ta “qortojë” Gruevskin

Berisha do ta “qortojë” Gruevskin

8 nëntor-Por për t’u zbatuar një pakt, një Marrëveshje duhen dy palë, ajo nuk mund të zbatohet njëanshmërisht, prandaj mendoj se ka ende shumë punë për t’u bërë. Progresi apo regresi në zbatueshmërinë e kësaj Marrëveshjeje lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin dhe ardhmërinë e këtij vendi, me perspektivën euro-atlantike të tij”, ka theksuar Çejku në një intervistë të fundit për “Gazetën shqiptare”

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nesër në Shkup do të shprehë ankesa në adresë të homologut Nikolla Gruevski, lidhur me shqetësimet e shqiptarëve në Maqedoni.

Siç mësona agjencia e lajmeve INA, shqetësimet e shqiptarëve lidhur me bllokimin e proceseve euroatlantike, diskriminimi në disa fusha dhe projektet monoetnike dhe monofetare, janë disa nga shqetësimet që Berisha do t`ia adresojë Gruevskit.

Vlerësimet e kryeministrit Berisha do të bëhen sipas raporteve të ambasadës shqiptare në Shkup. Ambasadori shqiptar Arben Çejku në një intervistë të fundit ka dhënë vlerësimet e tij mbi zhvillimet në Maqedoni duke nënvizuar nevojën e implementimin e mëtejmë të Marrëveshjes së Ohrit, problemet në fushën e arsimit dhe teksteve shkollore që janë trashëgimi ish-strukturave jugosllave si dhe probleme të tjera në planin e ngecjeve në planin euroatlantik.

“Shqipëria e ka mbështetur që në fillim këtë Marrëveshje dhe në mënyrë konsistente, ka kërkuar implementim të plotë të saj, sepse kjo jo vetëm shëron plagët e së kaluarës, por ndihmon shqiptarët e maqedonët (si dy etnitë më të mëdha në vend) që të marrin përgjegjësi të përbashkëta për interes të vendit. Zbatimi i kësaj Marrëveshjeje ndihmon në përmirësimin dhe jo në përkeqësimin e marrëdhënieve ndëretnike. Çdo progres që është bërë në këtë drejtim ne e kemi përshëndetur dhe kemi inkurajuar palët që të avancojnë më tej. Por për t’u zbatuar një pakt, një Marrëveshje duhen dy palë, ajo nuk mund të zbatohet njëanshmërisht, prandaj mendoj se ka ende shumë punë për t’u bërë. Progresi apo regresi në zbatueshmërinë e kësaj Marrëveshjeje lidhet drejtpërdrejt me stabilitetin dhe ardhmërinë e këtij vendi, me perspektivën euro-atlantike të tij”, ka theksuar Çejku në një intervistë të fundit për “Gazetën shqiptare”

Sipas tij, në Maqedoni ka ende mbeturina nostalgjike të së kaluarës ish-Jugosllave, që i shohin shqiptarët dhe rolin e tyre me negativitet. Kjo deklaratë shkaktoi edhe reagimin e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë kundër ambasadorit shqiptar Arben Çejku.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *