Home / Lajme / Maqedoni / Besimi: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2012 më i madh për 9 për qind

Besimi: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2012 më i madh për 9 për qind

14 nentor-Në llogaridhënien para gazetarëve, Besimi e paralajmëroi edhe projektin “mbrojtje e mençur” që do të thotë plan për racionalizim të shpenzimeve, planifikim më i mirë dhe bashkëpunim rajonal për modernizim të armatës në pajtim me standardet e NATO-s. Do të realizohen edhe projektet “ARM shtëpia ime e vërtetë” “lepeza” i cili u dedikohet për vazhdim të karrierës civile pas përfundimit të shërbimit ushtarak.

Integrimet euroatlantike janë alternativa më e mirë për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë dhe Ballkanit, ndërsa anëtarësimi në NATO dhe BE janë prioriteti jonë strategjik, potencoi ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi, pas takimit të sotëm me atashetë ushtarak të akredituar në vend, në të cilën i ka informuar për planet punuese të deritanishme dhe të ardhme në mbrojtje dhe Armatë.

Në llogaridhënien për të punuarën në 100 vitet e kaluara, ministri Besimi theksoi se me intensitet dhe gatishmëri edhe më të madhe do të vazhdojnë me realizimin e qëllimeve strategjike të Republikës së Maqedonisë në mbrojtje dhe siguri.

“Maqedonia e njohur për nga kontributi i saj për paqen globale, si partner për stabilitetin dhe e gatshme për në NATO”, tha ministri Besimi, duke paralajmëruar takime intensive, vizita dhe bashkëpunim në nivel ndërkombëtar para samitit të Aleancës që duhet të mbahet në Çikago në maj të vitit 2012.

Në kuadër të planifikimit strategjik dhe zhvillimit, mes tjerash e theksoi programin afatmesëm për zhvillim të mbrojtjes 2011-2015 dhe të Programit kombëtar vjetor për anëtarësim në NATO 2011-2012.

Besimi paralajmëroi rritje të buxhetit për mbrojtje në vitin 2012 gjegjësisht planifikohet të jetë 1,3 për qind nga BPV-ja gjegjësisht rritje prej 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, me ç’rast ndërpritet trendi i uljes së buxhetit në mbrojtje.

Kjo rritje, nënvizoi ministri i Mbrojtjes, do t’u dedikohen krijimit të ushtrisë moderne dhe me profesionalizëm të lartë, për pjesëmarrje në misionet paqesore, si dhe për përmirësim të standardit të pjesëtarëve të ARM-së. Deri në fund të dhjetorit, sipas tij, 1.200 nga uniformat e reja për armatën, do të jenë të gatshme dhe do të dërgohen për ushtarët të cilët do të shkojnë në mision paqesor në Afganistan, si dhe katër lloje të uniformave të gardistëve.

Ministri Besimi e konfirmoi edhe vendimin për hapje të pozitës atashe ushtarak i Republikës së Maqedonisë në RP të Kinës.

Në llogaridhënien para gazetarëve, Besimi e paralajmëroi edhe projektin “mbrojtje e mençur” që do të thotë plan për racionalizim të shpenzimeve, planifikim më i mirë dhe bashkëpunim rajonal për modernizim të armatës në pajtim me standardet e NATO-s. Do të realizohen edhe projektet “ARM shtëpia ime e vërtetë” “lepeza” i cili u dedikohet për vazhdim të karrierës civile pas përfundimit të shërbimit ushtarak.

Në të punuarën gjatë 100 ditëve të kaluara, ministri Besimi i përmendi vlerësimin pozitiv të Planit të 10-të aksional për anëtarësim, në Bruksel pjesëmarrja në takimin e Këshillit veriatlantik me vendet të cilat nuk janë anëtare të NATO-s, ndërsa marrin pjesë në misionin ISAF në Afganistan, konferencat rajonale, bashkëpunimin bilateral, komunikimin e rregullt me Këshillin e atasheve ushtarake për reformat dhe aktivitetet për anëtarësim në Aleancë. E përmendi edhe rotacionin e ri me gjithsej 172 pjesëtarë të ARM-së në ISAF Afganistan, me detyrë sigurimi i komandës së forcave të ISAF-it në Kabul. Në pjesën e përfaqësimit të drejtë, informoi se janë pranuar 23 ushtarë profesional nga bashkësitë etnike, ndërsa në vijim është konkursi për 53 punësim të reja të bashkësive etnike.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *