Home / Lajme / Maqedoni / Besimtarët myslimanë nesër e festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë nesër e festojnë Kurban Bajramin

5 nentor-Në mesazhin drejtuar besimtarëve kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi apeloi për dashuri dhe harmoni në familje, për tolerancë, mirëkuptim, falje dhe bashkim mes njerëzve

Besimtarët e besimit islam nesër e festojnë festën e Kurban Bajramit, festa e dytë më e madhe myslimane menjëherë pas Fitër Bajramit.

Me namazin e mëngjesit, e pastaj edhe me namazin e Bajramit fillon festimi treditor, në të cilin respektin ndaj Allahut, myslimanët e shprehin me therrje të kurbanit.

Me këtë festë kurorëzohet Haxhi, që është kushti i pestë i islamit, i cili është dëshmi për solidaritet dhe mirëqenie.

Kjo festë karakterizohet nga gatishmëria e besimtarit, që vetëm për All-llahun të sakrifikojë vlerat e tij materiale dhe shpirtërore.

Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtje themelore të Kurban Bajramit, të cilët paraqesin tri ideale të larta Islame. Kur’ani paraqet arsimimin dhe devotshmërinë, Haxhi solidaritetin reciprok dhe Kurbani – sakrificën për të tjerët.

Porosia e parë e këtij bajrami për të gjithë besimtarët myslimanë është të kërkuarit e diturisë dhe shfrytëzimi i mendjes dhe i trurit nga ana e tyre.

Porosia e dytë e Kurban Bajramit është Haxhi dhe ne përsëri jemi dëshmitarë të mbajtjes së manifestimit numerikisht më të madh njerëzor. Miliona njerëz nga vendet më të ndryshme të botës dhe me mund e sakrifica të mëdha, nisen në udhëtimin më të gjatë dhe më të dashur, udhëtimi i cili shpie në takim me Zotin, historinë dhe njeriun.

Ndërsa porosia e tretë është Kurbani – sakrifica për të tjerët. Sakrifikimi në këto ditë të shenjta të Kurban Bajramit shprehet përmes therjes së kafshëve të caktuara, të cilat emërohen “kurban” ose sakrificë. Edhe ky akt fetar bie në ibadetet pronësore që çdo mysliman të ther kurban. Si kurban mund të theret bagëti e imët njëvjeçare (dele, dash, dhi, cjap), lopë dyvjeçare, ose deve pesëvjeçare. Në parim, kafshë më të reja se këto nuk mund të theren për kurban. Për të qenë i vlefshëm kurbani, kusht është që të jetë krejtësisht i shëndoshë.Në mesazhin drejtuar besimtarëve kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi apeloi për dashuri dhe harmoni në familje, për tolerancë, mirëkuptim, falje dhe bashkim mes njerëzve.
“Kjo festë arrin kulmin e saj të manifestimit, kur besimtari me bindje dhe karakter të fuqishëm madhëron Allahun duke therur Kurban, sakrificë e cila e realizohet ndër gjenerata te myslimanët, dhe na dëshmo shpirtin e humanitetit dhe ndjenjën e sensibilizimit me të gjithë atë që kanë nevojë për kujdesin tonë. Sot le të dëshmojmë zemërgjerësinë dhe dorëzgjatjen tonë, mos të lejojmë që të afërmit tonë të jenë të anashkaluar nga mendja dhe kujdesi ynë, Kurban që therni le të jetë edhe në sofrat e jetimëve dhe fukaraje, në sofrat e skamnorëve dhe të ngratëve, andaj me sjelljen e juaj të ndërtuar nga mësimet islame zgjatni dorën ndaj të gjithëve”. Reis Ul Ulema, Sulejman Efendi Rexhepi, kryetar i BIM.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *