Home / Sport / Cassano flet pas operimit

Cassano flet pas operimit

8 nëntor-“Dua t’u dërgoj një përqafim të gjithë atyre të cilët kanë treguar mbështetje dhe më kanë bërë mua të ndjehem i rëndësishëm duke ardhur në Poliklinikën e Milanos ose duke më dërguar mesazhe të shumta”, ka thënë Cassano.

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, ka falënderuar secilin për mbështetjen derisa rikuperohet nga operacioni në zemër.
“Miq të dashur, vetëm doja të shprehi falënderimin tim, në emër tim dhe familjes time, për dëshirat e mira të cilat i keni shprehur gjatë disa ditëve të kaluara. Çfarëdo dëshpërimi ose vështirësie që përjetova, shpejt u zëvendësua nga dashuria e shfaqur nga njerëzit rreth e qark botës”.

“Dua t’u dërgoj një përqafim të gjithë atyre të cilët kanë treguar mbështetje dhe më kanë bërë mua të ndjehem i rëndësishëm duke ardhur në Poliklinikën e Milanos ose duke më dërguar mesazhe të shumta”, ka thënë Cassano.

Ai ka falënderuar klubin e tij dhe në veçanti presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, si dhe presidentin e ish-klubit, Real Madridit, Florentino Perez, dhe trajnerin aktual të këtij ekipi, Jose Mourinho. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *