Home / Lajme / Maqedoni / Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet për 12 për qind

Çmimi i energjisë elektrike mund të rritet për 12 për qind

2 nentor-“Nuk mund të presim që pa investime në sektorin energjetik, çmimi i energjisë të ulet. Përkundrazi, duhet të investohet patjetër me qëllim që çmimet të ulen, ndërsa kompanitë për të investuar duhet të kenë çmim real të energjisë”, theksoi Grigor Kanevçe, Akademik në ASHAM.
Ndërsa ministri i ekonomisë Valon Saraçini u shpreh se shumë shpejt pret fillimin e procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte.

Çmimi i energjisë elektrike nga janari i vitit 2012 mund të rritet për 12 për qind. Kështu thotë eksperti amerikan Xhon Gerisen nga zyra për energjetikë dhe infrastrukturë të organizatës amerikane USAID. Sipas tij kompanitë kanë dorëzuar kërkesat e tyre me llogaritë për shpenzimet e bëra në prodhimin, distribuimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike. Për këtë qëllim ekspertët presin përshpejtim të ndërtimit të kapaciteteve të reja energjetike.
“Sapo mora informatë se është dorëzuar kërkesë për rritjen e çmimit të energjisë për rreth 12 për qind. Normalisht vendimi i fundit do të jetë i komisionit rregullator për energjetikë”, deklaroi Xhon Gerisen, ekspert për energjetik dhe infrastrukturë të organizatës amerikane USAID.
Zv/ kryeministri Peshevski duke komentuar deklaratën e ekspertit amerikan, tha se vendi për çmimet merret nga komisioni rregullator, megjithatë ai nuk e përjashtoi mundësinë e korrigjimit të çmimit të energjisë.
“Përgjegjës për vërtetimin e çmimit të energjisë në Maqedoni është Komisioni Rregullator për Energjetikë, ata do t’i analizojnë faktet dhe ata do të tregojnë sa do të shtrenjtohet nëse ka rritje çmimi. Në pjesën e liberalizimit të tregut, janë të mundshme rritjet e çmimit të energjisë, por nuk di në çfarë përqindjeje. E gjithë kjo mund të ndodhë vetën në pjesën e kompanive”, deklaroi Vlladimir Peshevski, zv/ kryeministër për çështje ekonomike.
Akademiku Grigor Kanevçe theksoi se nëse vendi dëshiron uljen e çmimit duhet t’i rrisë investimet në sektorin e energjetikës.
“Nuk mund të presim që pa investime në sektorin energjetik, çmimi i energjisë të ulet. Përkundrazi, duhet të investohet patjetër me qëllim që çmimet të ulen, ndërsa kompanitë për të investuar duhet të kenë çmim real të energjisë”, theksoi Grigor Kanevçe, Akademik në ASHAM.
Ndërsa ministri i ekonomisë Valon Saraçini u shpreh se shumë shpejt pret fillimin e procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve Çebren dhe Galishte.
“Nëse realizohet projekti me Çebrenin dhe Galishten, kjo do të ishte një sukses i madh për vendin. Duke pasur parasysh se do të absorbojë diku 20 për qind të energjisë elektrike”, tha Valon Saraçini, ministër i Ekonomisë.
Tre kompanitë energjetike thonë se kanë dorëzuar pranë Komisionit Rregullator për energjetikë, raportet për shpenzimet e bëra gjatë këtij viti, por jo edhe kërkesë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *