Home / Sport / Del Bosque, vota për Messin e Guardiolën

Del Bosque, vota për Messin e Guardiolën

Trajneri i ‘Stuhisë së Kuqe’ ia ka dhënë votën futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi, i cili është kandidat për trofeun ‘Topi i Artë’, kurse për trajnerin e vitit e ka votuar Pep Guardiolën e Barcelonës, i cili këtë vit fitoi titullin në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Spanjës, Vincent Del Bosque ka vendosur se kë ta nominojë për titullin e futbollistit më të mirë dhe trajnerit më të mirë në botë.
Trajneri i ‘Stuhisë së Kuqe’ ia ka dhënë votën futbollistit të Barcelonës, Lionel Messi, i cili është kandidat për trofeun ‘Topi i Artë’, kurse për trajnerin e vitit e ka votuar Pep Guardiolën e Barcelonës, i cili këtë vit fitoi titullin në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës.
Lajmin e zbuluar e përditshmja spanjolle, ‘El Mundo online’. Ish trajneri i Real Madridit e ka vendosur në pozitën e dytë Cristiano Ronaldon e Real Madridit dhe Portugalisë, kurse në atë të tretë, Thomas Mullerin e Bayern Munichut dhe Gjermanisë.
Vitin e kaluar, ‘Topi i Artë’ i ishte dhënë Lionel Messit, për të dytën herë rresht, kurse çmimin për trajnerin më të mirë e fitonte Jose Mourinho, trajner aktual i Real Madridit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *