Home / Lajme / Maqedoni / Dika:UEJL e meritoi urdhrin e presidentit

Dika:UEJL e meritoi urdhrin e presidentit

18 nëntor-Krahas presidentit të shtetit UEJl I ka kaluar edhe të gjitha stacionet matëse të universiteteve që bëhen ën evropë dhe më gjërë nga 2005-2009, të cilët janë të shkruara dhe këtë universitet e cilësojnë sit ë integruar dhe më modern në maqedoni dhe në rajon dhe jemi krenar për këtë”, tha Dika

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do të ndajë Dekoratën shtetërore të meritave për Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.Dekorata e meritave e Republikës së Maqedonisë ndahet me rastin e dhjetëvjetorit të këtij universiteti të parë privat në Maqedoni. Lidhur me këtë rektori I tanishëm I UEJL-së Zamir Dika thotë se është nder për institucionin që ai drejton pasi që çmimi u ndahet institucioneve të vjetra 50-60 vjeçare.
“Me vjen mirë që bashkërisht do ta ndajmë këtë lajm, për meritat për urdhërin që i jepet UEJL-së, nga presidenti i republikës së Maqedonisë. Ky është urdhëri më i lartë në shtet që zakonisht u ndahet institucioneve që kanë përvojë 50 apo 60 vjecare dhe të cilët janë shquar me kontribut në shoqëri. Duke pasur parasysh dhjetë vitet që kur është themeluar UEJL-ja, për nga cilësia dhe për nga dinamika, jashtëzakonisht kanë qenë të vrullshme, duke pasur parasysh mënyrën se si u themelua UEJL-ja, ndikimin që ka pasur në shoqëri sidomos promovimi i gjuhës shqipe në arsimin sipëror, por edhe njëkohësisht impaktet që i ka në shoqëri. Ishte një shenjë e mirë që gjithë këtë aktivitet të pranohet, të njihet me një akt të këtillë, të ndikimin që ka pasur Universiteti në përgjithësi në Maqedoni”, tha rektori Zamir Dika.

Sipas tij, Universiteti ka pasur ndikimin multidimensional, përveç se në shoqëri dhe në gjuhën shqipe, edhe në rrjetin e universiteteve në Maqedoni, pasi që i pari arriti të implementojë parrimet e procesit të Bolonjës dhe ka qenë gjithmonë udhëheqës I të gjitha reformave të inicuara nga Bashkimi Evropian dhe të gjitha këto eksperienca I kemi ndarë me të gjitha universitetet përreth dhe mendoj se ndikimi I EUJL-së është i madh edhe në arsimin e lartë.
“Poashtu të mos flasim edhe për jetërat e mbi 5000 të diplomuarve nga ky universitet të cilët janë të suksesshëm dhe shumica prej tyre frymojnë dhe krenohen me UEJL-në dhe ky është benefiti më i madh që ka universiteti sot, poashtu ndikim ka pasur edhe në qytetin e Tetovës, mund ta shihni edhe fizikisht se pas dhjetë vitesh e tërë infrastruktura përreth universitetit është ndryshuar dhe kur do ti matim këto impakte dhe do të shikojmë me një objektivitet real do të shohim se UEJL gjatë këtyre dhjetë viteve ka lënë gjurmë të pashlyeshme.Krahas presidentit të shtetit UEJl I ka kaluar edhe të gjitha stacionet matëse të universiteteve që bëhen ën evropë dhe më gjërë nga 2005-2009, të cilët janë të shkruara dhe këtë universitet e cilësojnë sit ë integruar dhe më modern në maqedoni dhe në rajon dhe jemi krenar për këtë”, tha Dika.
Dekorata ndahet për arritje të rezultateve të jashtëzakonshme në sferën e veprimtarisë arsimore, hulumtuese shkencore dhe aplikative. Presidenti vlerëson se UEJL si institucion i lartë arsimor ka dhënë kontribut të rëndësishëm në përparimin e mendimit shkencor, në ngritjen e mirëkuptimit ndëretnik në Maqedoni dhe afirmimin e saj nëpër botë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *