Home / Lajme / Maqedoni / Dy tetovarë gjenden të vdekur në Itali

Dy tetovarë gjenden të vdekur në Itali

Trupat e pajetë të dy të vdekurëve u gjetën para tre javëve, mirëpo pas ekspertizave dhe obduksionit, është konstatuar se bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë: Erem Salija, 45 vjeç dhe Hristo Uzunov, 42 vjeç. Nga informacionet e para bëhet e ditur se dy shtetas që janë biznesmenë janë vrarë, por akoma ky qëndrim nuk është zyrtar.

Dy shteas të Maqedonisë janë gjetur të vdekur në qytetin Bresha në Itali dhe policia italiane vetëm dje arriti identifikimin e tyre.

Trupat e pajetë të dy të vdekurëve u gjetën para tre javëve, mirëpo pas ekspertizave dhe obduksionit, është konstatuar se bëhet fjalë për dy shtetas të Maqedonisë: Erem Salija, 45 vjeç dhe Hristo Uzunov, 42 vjeç. Nga informacionet e para bëhet e ditur se dy shtetas që janë biznesmenë janë vrarë, por akoma ky qëndrim nuk është zyrtar.

Ata kishin mbërritur në Itali më 13 korrik me një avion të linjës Tiranë – Milano, në të njejtën natë kishin rezervuar hotelin në Bresha. Por, më pas trupat e tyre u gjetën në një mal në afërsi të Breshës rreth datës 15 tetor. Trupat e tyre u zbuluan nga një kalimtar i rastit, i cili kishte informuar policinë. Ministria e Brendshme në Shkup bëri të ditur se dje ishin kontaktuar nga Interpoli italian, i cili kërkonte konfirmimin e të dhënave të tyre për dy shtetasit e Maqedonisë. Por, MPB akoma nuk mund të konfirmojë se bëhet fjalë për dy shtetas

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *