Home / Lajme / Maqedoni / Efikasiteti energjetik për sektorin e banimit

Efikasiteti energjetik për sektorin e banimit

27 nëntor-Në kuadër të projektit, në Shkup dhe Kumanovë, janë rinovuar tre ndërtesa me sisteme të ndryshme të ngrohjes tha Arbena Palloshi, projekt menaxher. Sipas saj, qëllimi kryesor është përmirësimi i efikasitetit të energjisë në 26 ndërtesa, në 7 komuna

Projekti i përbashkët i Habitat Maqedoni-së dhe USAID-it “Efikasiteti energjetik për sektorin e banimit” të enjten është prezantuar në komunën e Tetovës, dhe synon që të ndihmojë familjet që banojnë në ndërtesat kolektive për tu mbrojtur nga eksponimi ndaj ndryshimeve klimatike dhe përmirësimin e kapaciteteve për matjen dhe zvogëlimin e emetimit të dioksidit të karbonit. Në kuadër të projektit, në Shkup dhe Kumanovë, janë rinovuar tre ndërtesa me sisteme të ndryshme të ngrohjes tha Arbena Palloshi, projekt menaxher. Sipas saj, qëllimi kryesor është përmirësimi i efikasitetit të energjisë në 26 ndërtesa, në 7 komuna. Banorët të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e këtij projekti duhet të plotësojnë një formular dhe ti dorzojnë më së voni deri më datë 5 dhjetor në zyrat e Habitat në Maqedoni . Sipas informacioneve deri më tani më shumë interesim për këtë projekt kanë shprehur banorët e Velesit.(U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *