Home / Lajme / Maqedoni / Është ndërprerë Komisioni për financim dhe buxhet, PDSH reagon përse është fshirë emri i shkruar në gjuhën shqipe

Është ndërprerë Komisioni për financim dhe buxhet, PDSH reagon përse është fshirë emri i shkruar në gjuhën shqipe

14 nentor-Mbledhja u ndërpre deri në orën 13, ndërkaq pasi që u dorëzua përgjigje me shkrim nga kryetari i Kuvendit, koordinuesi i PDSH-së kërkoi edhe gjysmë ore pauzë me qëllim që të ndërtojnë qëndrim sepse, siç tha, përgjigja u ishte dhënë para pesë minutave dhe ishte shkruar vetëm në gjuhën maqedonase.

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet i cili sot duhej të diskutont për Propozim-buxhetin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2012, u ndërpre pssi që PDSH e bojkotoi punën për arsye se në amandamentet e tyre ishte fshirë emri i partisë i shkruar në gjuhën shqipe.

Koordinuesi i PDSH-së, Imer Aliu, në fillim të mbledhjes, pas miratimit të rendit të ditës, në vërejtje procerdurale kërkoi një orë pauzë me qëllim që t’i dorëzohet arsyetim me shkrim se përse në faqen e dytë të amandamenteve që i kanë parashtruar është fshirë emri i partisë i shkruar në gjuhën shqipe.

Mbledhja u ndërpre deri në orën 13, ndërkaq pasi që u dorëzua përgjigje me shkrim nga kryetari i Kuvendit, koordinuesi i PDSH-së kërkoi edhe gjysmë ore pauzë me qëllim që të ndërtojnë qëndrim sepse, siç tha, përgjigja u ishte dhënë para pesë minutave dhe ishte shkruar vetëm në gjuhën maqedonase.

Vazhdimi i ri i mbledhjes është caktuar për në orën 14.

Në Propozim-buxhetin për vitin 2012 janë parashtruar rreth 415 amandamente, nga të cilat 143 janë nga PDSH.

Buxheti për vitin e ardhshëm është projektuar në 169 miliardë denarë, të ardhurat janë paraparë në 159 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor është 2,5 për qind nga BPV-ja. Rritja e BPV-ë është projektuar në 4,5 për qind, ndërsa inflacioni në 2,5 për qind. Është paraparë rritje e të dalave kapitale për 28 për qind ndërsa më tepër para do të ketë për arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *