Home / Sport / Euro 2012, balotazhi-Fitojnë Kroacia, Irlanda dhe Çekia

Euro 2012, balotazhi-Fitojnë Kroacia, Irlanda dhe Çekia

Kroacia i ka dhënë leksion futbollistik Turqisë me një fitore prej 3-0 në transfertë, ndërsa nga ana tjetër në rrethin e parë të play offit për kualifikim në Euro 2012 një barazim të vështirë nxori edhe Portugalia në Bosnjë.

Me të filluar takimin Kroacinë e kaloi në epërsi askush tjetër përveçse Ivica Olic, i cili realizoi golin e parë. Nuk kaloi shumë kohë dhe (32’) Mario Mandzukic e dyfishoi epërsinë kroate duke shkaktuar shok në tribunat e turqve. Në pjesën e dytë ndeshjen e përfundoi Vedran Corluka (51’) me asistimin e Dario Srnas që shënoi për 3-0.
Në fund Slaven Bilic bëri tri zëvëndësime duke mos i lënë kohë Turqisë për të menduar për ndonjë gol. Me këtë fitore Kroacia ka arritur të sigurojë para kohe kualifikimin në Euro 2012, pasi në Maksimir do të luhet vetëm për prestigj në ndeshjen kthyese.

Portugalia e Cristiano Ronaldos përkundër dominimit nuk ia arriti dot të shënojë së paku në Bosnjë, duke lënë gjithçka të vendoset në Portugali.

Edhe Irlanda e Trapatonit duket e kualifikuar në Euro 2012, pasi mundi Estoninë 4:0 në trasnfertë dhe ndeshjen e dytë në fushë të vet do ta shfrytëzojë vetëm për të festuar kualifikimin.

Përfaqësuesija e Çekisë mori rezultat komod 2:0 përballë Malit të Zi, dyke bërë një hap të madh drejt kualifikimit. Në anën tjetër edhe përkundër hubjes, malazezët refuzojnë të dorëzohen dhe paralajmërojnë luftë të ashpër në revansh, ku do të kërkojnë të përmbysin negativën nga takimi i parë.

Ndeshjet e kthimit të balotazheve për kualifikim në Euro 2012 në program janë ditën e martë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *