Home / Sport / Fetai: ‘Do dëshmoj se meritoj të luaj’, ‘Ballistët’ befasojnë Fetai-n

Fetai: ‘Do dëshmoj se meritoj të luaj’, ‘Ballistët’ befasojnë Fetai-n

‘Normal që jam i kënaqur pasi përsëri jam ftuar të jem pjesë e kombëtares së Maqedonisë dhe shpresoj që të arsyetoj ftesën e seleksionuesit Toshak. Unë si gjithnjë do të jap më të mirën nga vetja ime për të bindur stafin teknik se meritoj të luaj për Maqedoninë dhe se kontributi im mund të ndihmojë për aritjen e rezultateve më të mira’, tha mes tjerash sulmuesi tetovar Bajram Fetai, i cili debutoi në fanellën e Maqedonisë saktë para një viti pikërisht kundër Shqipërisë.

Futbollisiti tetovar Bajram Fetai këto ditë qëndron në Maqedoni ku ka ardhur për t’iu bashkuar kombëtares në takimin kontrollues me Shqipërinë. Ai pasi kohë më parë debutoi në fanellën e Maqedonisë derisa seleksionues ishte Mirsad Jonuz, më pas sikur u la anësh dhe nuk ftohej në përfaqësuese. Mirëpo ardhja e Xhon Toshakut ka ndryshuar gjërat dhe ja Fetai përsëri do të ketë mundësi të dëshmojë cilësitë e tij. ‘Normal që jam i kënaqur pasi përsëri jam ftuar të jem pjesë e kombëtares së Maqedonisë dhe shpresoj që të arsyetoj ftesën e seleksionuesit Toshak. Unë si gjithnjë do të jap më të mirën nga vetja ime për të bindur stafin teknik se meritoj të luaj për Maqedoninë dhe se kontributi im mund të ndihmojë për aritjen e rezultateve më të mira’, tha në fillim të bisedës tetovari Bajram Fetai, i cili për Maqedoninë debutoi saktë para një viti pikërisht kundër Shqipërisë, me të cilët Maqedonia luan edhe kësaj rradhe në Prilep. ‘Ishte kënaqësi të luaj për Maqedoninë, pikërisht para publikut shqiptar dhe kundër Shqipërisë. Më pas luajta edhe kundër Kinës, ndërsa tani do jem përsëri pjesë e Maqedonisë. Kësaj rradhe shpresoj të sjell paraqitjen time më të mirë në kombëtare dhe nëse më jepet rasti do provoj edhe të shënoj’, paralajmëroi Fetai. 26-të vjeçari tetovar është pjesë e ekipi danez Lyngby, ndërsa më herët ka luajtur te Nordsjellandi, Silkeborgu dhe B 93 në Danimarkë, ndërsa një kohë ka qenë pjesë e ekipit të famshëm skocez Gllazgov Rejnxhers. ‘Realisht karriera ka mundur të më ecë edhe më mirë, megjithatë unë pajtohem me atë që është e shkruar nga Zoti. Shumë i ri kisha mundësi të kaloj te Gllazgou Rejnxhersi, ku nuk arrita të adaptohem si duhet, ndoshta për shkak të moshës së re. Ndërkohë pas disa sezoneve të suksesshme në Danimarkë, posaçërisht te Nordsjellandi, vitin e kaluar isha pranë kalimit në tjetër kampionat, mirëpo në moment të fundit nuk u realizua transferimi dhe vazhdova te Lyngby’, sqaron Fetai, i cili është shumë real dhe pranon se këtë vit nuk ka patur edhe aq sukses. ‘Nuk jam duke luajtur aq shumë te Lyngby dhe nuk mund të jem i kënaqur me këtë fakt. Kam luajtur vetëm 12-të ndeshje këtë sezon, prej të cilave vetëm në 5 raste kam qenë startues. Sigurisht satisfaksion për mua është fakti se në ndeshjet që kam nisur prej fillimi kam arritur të shënoj 3 gola. Një kohë isha jashta kombinimit për shkak të një dëmtimi në këmbë, ndërsa pjesën tjetër kam qëndruar në pankinë’, thot Bajrami, për të sqaruar më pas hapsirat e pakta që ka gjetur këtë sezon. ‘Ekipi im është duke luftuar për qëndrim në kategorinë e parë dhe kjo bën që skuadra më shumë të mbrohet. Unë nuk jam profil futbollisti që përshtatem në detyra defanzive, pasi më mirë luaj kur sulmojmë. Për këtë qëllim trajneri më shumë është detyruar të më ulë në pankinë. Dhe jo vetëm mua, por edhe dy kolegë tjerë të repartit të sulmit, njëri prej të cilëve erdhi si përforcim i madh dhe shumë i shtrejntë. Mirëpo skuadra kur mbrohet ka nevojë për futbollistë defanziv dhe ne duhet të pajtohemi për momentin me këtë realitet. Shpresoj që t’ia dalim të mbesim në kategorinë e parë’, tha Fetai. Megjithatë ai shpreson se me paraqitje të mirë në ekipin kombëtar do të hapë obsione tjera për vazhdimin e karierës. ‘Normal që shpresoj të kaloj në klub më të mirë, por për momentin nuk ka ndonjë lëvizje konkrete. Qëllimi im është të dëshmohem para seleksionuesit Toshak dhe të zë një vend standard për të qenë rregullisht pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë. Nëse arrij këtë dhe në kontuinitet tregoj paraqitje cilësore, atëherë s’do mend se do të hapen më shumë alternativa për vazhdimin e karrierës. Mirëpo unë nuk brengosem për këtë, e imja është të jap më të mirën nga vetja dhe gjërat tjera do të vijnë vetë’, pohoi Bajram Fetai, i cili në kombëtare është bashkë me dy shqiptarët tjerë Muhamet Demirin dhe Agim Ibrahimin.

‘Ballistët’ befasojnë Fetai-n

Shoqata e tifozëve ‘Ballistët’ Tetovë të martën kanë përgatitur një befasi të këndshme për futbollistin tetovar Bajram Fetai-n, të cilit i kanë shkuar para shtëpisë në Tetovë, duke i kënduar këngë në korr dhe duke brohoritur emrin e tij. ‘Të them të drejtën ishte një befasi e madhe për mua dhe kjo më bën tejet të kënaqur, por edhe të emocionuar. Isha në shtëpi deri sa nga jashtë ndëgjoheshin brohoritje ‘Bajram Fetai, Bajram Fetai,…. Në moment të parë s’kisha idenë për çka bëhet fjalë dhe kur dola në dritare pash një grup të rrinjësh që brohorisnin sikur të jenë në një ndeshje futbolli. U befasova dhe u emocionava shumë. Vërtet një befasi e këndshme dhe respekt i madh për mua’, sqaron Fetai ‘vizitën e papritur’ që i kishin bërë ‘Ballistët’. ‘Menjëherë i ftova brenda për të pirë kafe dhe biseduam për shumë gjëra. U njoftuam më mirë, folëm për futbollin dhe gjëra të tjera. Unë i falemenderova për atë që bënë për mua, por ja përmes kësaj deklarate edhe njëherë publikisht i falemenderoj për përkrahjen që më dhanë dhe unë shpresoj t’ua kthej me lojë të mirë në kombëtare’, tha Fetai.

‘Gjumi në Tetovë më i ëmbël’

Deri sa paraditën e të mërkurës i telefonuam Fetait për të lënë takim, ai u përgjigj pak sa i përgjumur, megjithse nuk refuzoi thirjen tonë, madje në mënryë shumë spontane duke sqaruar atë që ndjen në vendlindje. ‘Këtu në shtëpinë time në Tetovë për çudi gjumi më duket më i ëmbël dhe më i kënshëm. Zakonisht çohem herët, mirëpo sot (e mërkurë) qëndroja ashtu i shtrirë duke shijuar ndoshta në maksimum vendin ku kam lindur. Vërtet ndjehem mirë këtu në Tetovë edhe pse pjesën më të madhe të jetës jam duke e kaluar jashta Maqedonisë, më konkretisht në Danimarkë. Mirëpo çdo pushim vij këtu dhe kënaqem në vendin tim’, sqaroi Fetai lidhjen e tij emocionale me Tetovën.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *