Home / Sport / Fetai kthehet në kombëtare, Hasani dhe Ibrahimi IN

Fetai kthehet në kombëtare, Hasani dhe Ibrahimi IN

3 nentor-Në listën e Toshak-ut në sy bie rrikthimi në kombëtare i Bajram Fetait dhe Ilço Naumovskit, ndërsa në mesfushë si freskime janë ftuar Filip Despotovski dhe Nikolla Gligorov. uhamed Demiri duket se kënaq shijen e Toshakut, pasi përsëri është ftuar në kombëtare, duke çuar numrin e shqiptarëve të thirur në katër, së bashku me Fetain, Hasanin dhe Ibraimin.

Seleksionuesi i përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë, Xhon Toshak, ka publikuar listën e 24 futbollistëve të ftuar për takimin kontrolluesme Shqipërinë, i cili më 15-të nëntor do të zhvillohet në Prilep. Në listën e Toshak-ut në sy bie rrikthimi në kombëtare i Bajram Fetait dhe Ilço Naumovskit, ndërsa në mesfushë si freskime janë ftuar Filip Despotovski dhe Nikolla Gligorov. Pasi kanë lënë pas lëndimet dhe janë kthyer të luajnë te skuadrat e tyre, në kombëatre janë kyçur reprezentuesit standard Goran Pandev dhe Agim Ibraimi, ndërsa përfocohet edhe pozita e portierit, pasi në kombëtare është ftuar edhe Edin Nuredinovski. Në listën e 24 futbollistëve për përballjen me Shqipërinë, figurojnë vetëm dy lojtarë nga kampionati vendas, Ferhan Hasani i Shkëndijës dhe Filip Despotovski i Rabotniçkit, ndërsa kësaj rradhe jashtë kombëtares mbesin Muhamed Huseini dhe dy futbollistët e Vardarit Ivanovski dhe Grozdanovski. Muhamed Demiri duket se kënaq shijen e Toshakut, pasi përsëri është ftuar në kombëtare, duke çuar numrin e shqiptarëve të thirur në katër, së bashku me Fetain, Hasanin dhe Ibraimin. Grumbullimi i kombëtares parahishet më 9 nëntor në ora 19:00 te hoteli ‘Aleksandar Pallas’ në Shkup, ndërsa një ditë më vonë ekspedita udhëton për në Ohër, ku do të vijojnë përgatitjet para sfidës me Shqipërinë.

Portierë:
Edin Nuredinovski (Atnikos Ahna – Qipro)
Martin Bogatinov (Karpati – Ukrainë)
Tome Paçovski (Zherminall – Belgjikë)
Mbrojtje:
Goran Popov (Dinamo K. – Ukrainë)
Aleksandar Todorovski (Polonia V. – Poloni)
Vançe Shikov (Volin – Ukrainë)
Daniel Mojsov (Vojvodina – Serbi)
Vlladimir Dimitrovski (Mllada B. – Çeki )
Nikollçe Novevski (Majnc – Gjermani)
Daniell Georgievski (Shibenik – Kroaci)
Vllade Llazarevski (Amien – Francë)
Aleksandar Lazevski (Partizan – Serbi)
Mesfushë:
Veliçe Shumulikoski (Novosibirsk – Rusi)
Muhamed Demiri (Thun – Zvicër)
Mario Gjurovski (Metalurg D.-Rusi)
Filip Despotovski (Rabotniçki – Maqedoni)
Nikolla Gligorov (Alki Larnaka – Qipro)
Sulm:
Ivan Triçkovski (APOEL – Qipro)
Bajram Fetai (Lyngbi – Danimarkë)
Goran Pandev (Napoli – Itali)
Agim Ibraimi (Maribor – Slloveni)
Mirko Ivanovski (Arka – Poloni)
Ferhan Hasani (Shkëndija – Maqedoni)
Ilço Naumovski (Materburg – Austri )

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *