Home / Lajme / Maqedoni / Filloi fushata “Gjyqësi më të mirë për ardhmëri më të mire”

Filloi fushata “Gjyqësi më të mirë për ardhmëri më të mire”

22 nëntor-Këto ndryshime sipas organizatorëve, ministrisë së drejtësisë do të sjellin efikasitet më të madh në proceset e reformimit të gjyqësisë dhe do të zmadhojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Më herët ligjet kanë pasur një sërë mangësi në apsektin e zgjidheve dhe procesuimit dhe pikërisht këto me ndryshimet do të tejkalohen. Nesër një tribunë e këtillë do të mbahet edhe në Gostivar.

Në kuadër të fushatës “Gjyqësi më të mirë për ardhmëri më të mirë” sot në Tetovë është mbajtur tribuna e parë nga cikli i tribunave kushtuar reformave në gjyqësi. Kjo tribunë është titulluar qytetarët pyesin ekspertët për gjyqësinë. Me këtë edhe ka filluar edhe cikli I tribunave, ndërsa më pas do të mbahen në Berovë, Strumicë, Kumanovë, Shtip, Radovish, Prilep, Gostivar, Manastir dhe Strugë.Qëllimi i këtyre tribunave është që qytetarët të pranishmëve, ekspertëve tju parashtrojnë pyetje të ndryshme nga gjyqësia, reformat në gjyqësi, punën e këshillit gjyqësor lëndët etj. Sot në Tetovë, qytetarët janë interesuar në lidhje me kohëzgjatjen e lëndëve, vjetësrimin e tyre. Nga ana e ekspertëve është thënë se në bazë të legjislaturës ekzistuese në vend, nëse lënda zgjatet më shumë se dy vjet e njejta është e vjetërsuar, por duhet të bëhen analiza se pse e njejta është tejzgjatur, ku qëndrojnë fajët. Poashtu qëllim I këtyre tribunave është që qyetatërt të informohen me ndryshimet në sistemin gjyqësir dhe që i tangojnë më shumë ata. Me këtë kampanjë, opinioni do të ketë një pasqyrë më të qartë për ndryshimet në ligjin për procedurë normale, dhe për ligjin e këhsillit gjyqësor. Këto ndryshime sipas organizatorëve, ministrisë së drejtësisë do të sjellin efikasitet më të madh në proceset e reformimit të gjyqësisë dhe do të zmadhojnë mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Më herët ligjet kanë pasur një sërë mangësi në apsektin e zgjidheve dhe procesuimit dhe pikërisht këto me ndryshimet do të tejkalohen. Nesër një tribunë e këtillë do të mbahet edhe në Gostivar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *