Home / Lajme / Maqedoni / Gostivar, vazhdojnë investimet në infrastrukturë

Gostivar, vazhdojnë investimet në infrastrukturë

15 tetor-Pas investimit të përbashkët të Komunës së Gostivarit me fshatarët e Debreshit për ndërtimin e rezervuarit për ujë të pijshëm, ky është investimi më i madh publiko-privat në Gostivar

Rruga e gjatë rreth 400 metra në lagjen “Zona VII” të qytetit të Gostivarit, u shtrua me asfalt në gjerësi prej 4,5 metrash dhe bankina të gjera nga 1,5 metra nga të dyja anët.

Kjo rrugë bashkon këtë zonë me rrugën “Ilindenska” (rruga e Tetovës) dhe rrugën “Sedek Kostoski”.

Kostoja totale e këtij investimi kap shifrën prej rreth 1,5 milion denarë (rreth 25 mijë euro), prej të cilave 10 mijë euro janë vetëkontribut i banorëve të lagjes, ndërsa 15 mijë euro mjete nga buxheti komunal.

Pas investimit të përbashkët të Komunës së Gostivarit me fshatarët e Debreshit për ndërtimin e rezervuarit për ujë të pijshëm, ky është investimi më i madh publiko-privat në Gostivar.

Në pranverë të këtij viti, Komuna e Gostivarit shtroi me pllaka bekatoni vazhdimin e kësaj rruge në drejtim të lagjes “Maleardi” me gjatësi mbi 350 metra dhe gjerësi 3 metra, me ç’rast u shpenzuan mbi 1 milion denarë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *