Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i shkruan Papadhimos

Gruevski i shkruan Papadhimos

29 nëntor-Duke e theksuar përkushtimin e nevojshëm i cili duhet të orientohet ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Evropës Juglindore, kryeministri Gruevski i theksoi reformat, e parapara me kriterin e Kopenhagës dhe partneritetin parainkuadrues, të cilët janë marrë për transformim dhe modernizim të shoqërisë sonë dhe me këtë rast potencoi se si rezultat i reformave të njëjta, Komisioni Evropian tre herë me radhë rekomandon fillim të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE.

Pranimi i metodologjisë evropiane dhe hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, do të sjell klimë pozitive për besim të ndërsjellë, i cili është i nevojshëm për zgjidhje permanente të dallimeve të mbetura bilaterale midis dy vendeve tona në frymën e bashkëpunimit evropian, thekson kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski në letrën deri te kolegu i tij grek Llukas Papadhimos, në prag të takimit të dhjetorit të Këshillit Evropian.

Duke u kthyer në rastet e periudhës së kaluar të cilat flasin se hapja e procesit negociues për anëtarësim të një vendi të caktuar në BE çdoherë ka dhënë parakushte inkurajuese për tejkalimin e sfidave bilaterale të cilat kanë ekzistuar midis ndonjë vendi anëtar të Unionit dhe vendit kandidat për anëtarësim, kryeministri Gruevski, siç informon pres-shërbimi qeveritar, thekson se është i bindur se të dyja vendet mund gjithashtu t’i zbatojnë modelet pozitive nga e kaluara. Gruevski thotë se është i bindur se pranimi i procesit të gjetjes së zgjidhjes së përbashkët derisa zgjat procesi i negociatave për anëtarësim mund të inspirojë zhvillim pozitiv të ngjarjeve, si dhe bindjet se qasja e tillë do të mundësojë kornizë të duhur për gjetje dhe implementim të vendimit të pranueshëm për të dy palët të bazuar në respektim, mirëkuptim dhe interes të përbashkët.

Duke e theksuar përkushtimin e nevojshëm i cili duhet të orientohet ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Evropës Juglindore, kryeministri Gruevski i theksoi reformat, e parapara me kriterin e Kopenhagës dhe partneritetin parainkuadrues, të cilët janë marrë për transformim dhe modernizim të shoqërisë sonë dhe me këtë rast potencoi se si rezultat i reformave të njëjta, Komisioni Evropian tre herë me radhë rekomandon fillim të negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në BE.

“Pranimi i rekomandimeve të shumëfishta për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian do të na mundësojë që me një motivacion të madh të vazhdojmë me zhvillimin tonë socio-ekonomik dhe do të ketë ndikim pozitiv në reformat e brendshme, në marrëdhëniet ndëretnike dhe në stabilitetin rajonal. Hapja e fazës së re në procesin inkuadrues do të ketë ndikim pozitiv edhe në momentumin e integrimit evropian”, thotë Gruevski.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *