Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski u përgjigj në pyetjet e deputetëve për rastet e Hagës

Gruevski u përgjigj në pyetjet e deputetëve për rastet e Hagës

25 nentor-“Më vjen shumë keq që ju nuk erdhër si parti së bashku me të gjithë qytetarët që dolën ta festojmë njëzet vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, të tregoni ndjenjë ndaj shtetit, në vend që me muaj ta shastisni opinionin se kushedi sa para janë harxhuar”, tha Gruevski

Sinqerisht më vjen keq për ngjarjet në vitin 2001 dhe shpreh ngushëllim për familjet e të vdekurve dhe të rrëmbyerve në konflikt dhe si njeri vështirë e pranoj gjithë këtë, por si kryeministër duhet të pajtohem me vendimin e Parlamentit, i cili ishte për shkak të qëllimeve që Parlamenti i elaboroi. Përgjigjen e njëjtë e dhash në ditën e formimit të Qeverisë, të njëjtin e përsërita edhe në opinion edhe paradokohe edhe në një televizion tjetër drejtpërdrejt.

Këtë përgjigje e dha kryeministri Nikolla Gruevski, duke e përsëritur qëndrimin në lidhje me amnistinë e të akuzuarve në rastet e Hagës, që siç theksoi e parashtroi në seancën e zgjedhjes së Qeverisë para të përzgjedhurve të popullit. Pyetjen për amnistinë e rasteve të Hagës, si dhe për ligjin për punëtorët e falimentuar i propozuar nga ana e e opozitës dhe për shumën e përgjithshme të kushtimit të Dirës së pavarësisë i parashtroi Jani Makraduli i LSDM-së.

Kryeministri Gruevski tha se mund të vërehet se opozita është munduar të gjejnë pyetje sepse nxjerrin tema të vjetra. Kjo do të thotë, siç tha ai, në këto 100 ditë Qeveri ka punuar me ndërgjegje dhe korrekte dhe nuk ka bërë shumë gabime.

“Shikojmë se kanë pasur problem serioz të gjejnë temë serioze. I nxjerrin temat e para gjashtë muajve ose dy vjetëve që tregon mjaftueshëm se opozita ka mungesë të temave”, shtoi Gruevski.

Makraduli, tha se Qeveria fshihet prapa Parlamentit edhe pse ka dhënë mendim për kërkesën e interpretimit autentik dhe në bazë të këtij mendimi deputetët votuan.

Në lidhje me ligjin për punëtorët e falimentuar të propozuar nga opozita, kryeministri përkujtoi se Qeveria e VMRO-DPMNE-së që para tre vjetëve parashtroi ligj me të cilin të gjithë të falimentuarit që kanë më shumë se 25 vjet stazh, nga firma në pronësi shtetërore, e realizuan këtë të drejtë.

“Me këtë sjellje Qeveria tregoi respekt ndaj këtyre njerëzve”, tha kryeministri dhe shtoi se gjithë kjo tani ndodh pas kësaj ngjarje dhe në njëfarë mënyre një lloj popullizmi nga ana e LSDM-së, e cila dëshiron t’i bëjë lajka popullit. Gjithçka më vonë, tha ai do të jetë në kuadër të institucioneve.

Për pyetjen për kremtimin e Ditës së pavarësisë 8 Shtatorit, Gruevski u përgjigj duke theksuar se nuk ka qenë kremtim partiak por kremtin mbarëpopullor.

“Më vjen shumë keq që ju nuk erdhër si parti së bashku me të gjithë qytetarët që dolën ta festojmë njëzet vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, të tregoni ndjenjë ndaj shtetit, në vend që me muaj ta shastisni opinionin se kushedi sa para janë harxhuar”, tha Gruevski.

Sipas Makradulit, 8 Shtatori i vitit 2011 do të mbahet mend për shpenzimin më jotransparent të mjeteve buxhetore edhe si kremtim i VMRO-DPMNE-së.

“Përgjigje morëm nga njëzet institucione, vetëm pesë oprej tyre tregojnë se shpenzimi është mbio 120 mijë euro. Të gjithë janë të njëjta 20.000 euro plus TVSH”, tha Makraduli.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *