Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Veprat flasin për punën e Qeverisë

Gruevski: Veprat flasin për punën e Qeverisë

3 nentor-Sipas tij, konfirmim për politikën ekonomike dhe reformat e sukesesshme që po i zbaton vendi, është rangimi i Maqedonisë në raportin e fundit të Bankës botërore – Duing Biznes si reformatorja e tretë më e përmirësuar në botë.

Gjatë periudhës së kaluar Qeveria i arriti qëllimet e projektuara afatshkurte të cilat janë përcaktuar në Programin për punë dhe të cilat janë rezultat i premtimeve tona në zgjedhjet për të cilat populli na e dha besimin, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në video fjalimin me rastin e 100 ditëve nga formimi i Qeverisë.

Prioritet kulminant, siç theksoi Gruevski, dhe për periudhën e ardhshme mbetet sigurimi i rritjes ekonomike dhe zhvillimi dhe përmirësimi i standardit të qytetarëve.

“Qeveria mbetet maksimalisht e përkushtuar drejt realizimit të prioritetit kulminant, drejt qëllimit tonë strategjik, e ai është sigurimi i rritjes dhe zhvillimit ekonomik, përmirësimit të standardit të qytetarëve dje tërheqjes së investimeve të reja. Për atë nevojiten shumë mund dhe masa, shumë reforma, shumë aksion të gjithë faktorëve, dhe ne jemi të vetëdijshëm për atë, por gjithashtu jemi të vetëdijshëm për sfidat, ne i përshëndesim dhe iu qasemi me vrull për tejkalimin e tyre, dhe me besim të fuqishëm dhe punë do të arrijmë edhe më tej t’i përmirësojmë proceset në këtë sferë mët ë rëndësishme për të gjithë ne, për qytetarët dhe për Republikën e Maqedonisë”, tha kryeministri.

Ai gjatë fjalimit foli për serinë e masave të cilat janë sjellur dhe janë të rëndësishme për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët. I përmendi heqjen e tatimit të fitimit për ndërmarrjet zë cilat realizojnë të ardhura deri 3 milionë denarë, uljen e shkallës për shërbimet turistike dhe vajin e papërpunuar prej 18 në 5 për qind, uljen e shkallës doganore të sheqerit prej 30 në 5 për qind, më pas sigurimin e mjeteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes linjës kreditore prej 50 milionë eurove nga BEI, si dhe lirimin e kartonit të gjelbër. Në kuadër të projekteve të realizuara i theksoi edhe modernizimin e aeroporteve, të transportit publik, infrastrukturën rrugore, më pas projektin për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje, “Blini shtëpi, blini banesë”, si dhe atë që u përcaktua rroga minimale. Po punohet, tha, edhe për modernizimin e arsimit dhe shëndetësisë, mbështetjen e kulturës dhe turizmit, si dhe reformën e administratës publike, ndaj së cilës do të kushtohet theks plotësues gjatë periudhës së ardhshme.

Duke folur për investimet e huaja të realizuara, Gruevski tja se gëzon fakti që në muajt e fundit pas largimit të krizës ekonomike po vërehet një mini bum investues në Maqedoni me mbi 100 milionë euro të realizuara.

Sipas tij, konfirmim për politikën ekonomike dhe reformat e sukesesshme që po i zbaton vendi, është rangimi i Maqedonisë në raportin e fundit të Bankës botërore – Duing Biznes si reformatorja e tretë më e përmirësuar në botë.

Duke folur për eurointegrimet e Maqedonisë, kryeministri Gruevski tha se vendi për herë të tretë me radhë nga ana e KE-së merr raport pozitiv për reformat e zbatuara dhe për herë të tretë e merr edhe rekomandimin për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, që siç theksoi, është rezultat i punës së përkushtuar.

“Veprat dhe realizimet tonajanë të bazuara në programin i cili është publik dhe transparent, matës dhe i dukshëm. Krejt çka kemi premtuar në programin për këtë periudhë, e kemi realizuar. kemi realizime dhe vepra të cilat nuk janë të përmbajtura në prgram, por janë rezultat i sfidave të detektuara dhe përgjigje ndaj të njëjtave me qëllim të tejkalimit të tyre. Veprat e realizuara janë rezzultat i marrëdhënies së përkushtuar, qasjes përgjegjëse, punës së mundimshme dhe dialogut dhe bashkëpunimit me target grupet nga i tërë spektri i shoqërisë. Në kuadër të veprimit tonë udhëhiqemi nga përcaktimet strategjike dhe parimet themelore të politiklës qeveritare, dhe nha interesi nacional dhe shtetëror, si dhe nga mbështetja e qytetarëve ndaj qëndrimeve të caktuara në drejtim të realizimit të nevojave dhe interesave të tyre”, theksoi në fjalim kryeministri Gruevski.

Ai shtoi se edhe në të ardhmen Qeveria do të vazhdojë me punë të ppërkushtuar për avancimin në të gjitha sferat e shoqërisë, për reforma dhe modernizim të vazhdueshëm, për sigurim të kushteve për zhvillim dhe mundësi për përparim të kompletuar

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *