Home / Sport / Guardiola dhe Allegri të kënaqur nga ndeshja

Guardiola dhe Allegri të kënaqur nga ndeshja

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka thënë se shikuesit e kanë shijuar takimin ndërmjet klubit të tij dhe Milanit pasi kanë parë plotë pesë gola.

“Ne luajtëm një ndeshje shumë serioze. Në pjesën e parë ne luajtëm mirë ndërsa në të dytën luftuam mirë. Është ndryshe”. “Gjëja më e rëndësishme është se njerëzit e kanë shijuar këtë takim”, tha Guardiola.

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ka thënë se ndeshja kundër Barcelonës ishte shumë e rëndësishme për klubin e tij edhe pse u mposht me rezultat 3-2.

“Unë mendoj se për ne ishte me rëndësi të madhe të luhet një ndeshje si kjo. Të luash kundër Barcelonës mund të kuptosh në cilin nivel është klubi juaj”.

“Ne e humbëm këtë takim – ndoshta e merituam këtë gjë- por tani ne jemi shumë më të mirë se më herët. Pas këtij takimi unë mendoj se ne jemi në rrugë të mirë”, tha Allegri pas takmit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *