Home / Lajme / Maqedoni / Halili me ultimatum tek qeveria

Halili me ultimatum tek qeveria

28 nëntor-Halili, më tej ka theksuar se këto masa do merren kryekëput në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtare dhe pa mjete të dhunës. Kreu i Iliridës këto komente i bëri gjatë Kuvendit për rifreskimin e posteve drejtuese të “Republikës së Iliridës”

Institucionet e të ashtuquajturës “Republika e Iliridës”, të dielën kanë kërkuar për së fundmi herë nga institucionet e Maqedonisë që ti pranojnë në takim, përndryshe, nëse kjo nuk ndodh, kryetari i “Republikës së Iliridës”, Nevzat Halili, ka paralajmëruar të drejtën e vetëvendosjes në territorin e kësaj Republike që përfshin qytetet e banuara me shqiptarë.

Halili, më tej ka theksuar se këto masa do merren kryekëput në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtare dhe pa mjete të dhunës. Kreu i Iliridës këto komente i bëri gjatë Kuvendit për rifreskimin e posteve drejtuese të “Republikës së Iliridës”. “Shfrytëzoj këtë rast që institucionet e Maqedonisë të na ftojnë shpejt në takim, sepse edhe pas disa apeleve në 2006 dhe vitin e kaluar, që iu drejtuam kryeministrit të Maqedonisë me një letër të hapur, ai nuk e pa të arsyeshme të takohet me neve. Por ky është ndoshta apel i fundit, sepse së shpejti – institucionet e Republikës së Iliridës do fillojnë të funksionojnë në territoret e saj brenda kufijve. Nëse nuk vije deri te pranimi, do të fillojmë me kontaktet me faktorin ndërkombëtar, me konferenca shtypi dhe do të fillojmë me forma të ndryshme të vënies në eficiencë të institucioneve të Republikës së Iliridës pa përdorur asnjë dhunë”, deklaroi Halili të dielën në Tetovë. Federalizimi apo edhe konfederalizimi i Maqedonisë janë mënyrat më të mira të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Maqedoni, konsideron Nevzat Halili i Iliridës.
Sipas Halilit, Maqedonia do të duhej të përbëhej nga dy njësi territoriale etnike, ajo maqedonase dhe shqiptare, në të kundërtën ai konsideron se territoret shqiptare brenda Maqedonisë, të cilat ai i quan me emrin ‘Ilirida’ do të duhej shpallur pavarësinë për të krijuar kështu një konfederatë bashkë me pjesën maqedonase.
“Maqedonia duhet që të ridefinohet si union i dy shteteve dhe dy popujve, të shtetit të Republikës së Iliridës dhe shtetit të Republikës së Maqedonisë. Nëse kjo kërkesë nuk realizohet, atëherë do të kërkojmë shpalljen e Republikës së Iliridës si shtet të pavarur brenda kufijve ekzistues të Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë”, pat deklaruar vitin e kaluar Nevzat Halili.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *