Home / Lajme / Maqedoni / Hapet fabrika e kafesë në Përshevcë

Hapet fabrika e kafesë në Përshevcë

11 nentor-Pronari Nazmi Limani tha se e pamë të arsyeshme si mërgimtarë se është koha e duhur që me investimin tonë sadopak modest dhe të rëndësishëm për vendin të lëmë disa gjurmë pozitove për brezat në vijim.
“Do të vazhdojmë edhe me fazën e dytë ku do të bëhet bluarja e kafesë dhe në fazën e tretë synojmë në zgjerimin e kësaj fabrike me prodhim të ekstrakteve tjera të kafes.”, tha Limani

Në fshatin Përshevcë të komunës së Tearcës, të premten me një ceremoni fetare dhe solemne është lëshuar në përdorim fabrika për përpunimin, pjekjen dhe paketimin e kafës së pabluar Nelina Caffe.Ky është një investim privat i Nazmi Limanit nga fshati Radushë, i cili si mërgmitar ka vendosur që të investojë në vendlindjen e tij. Shuma e përgjithshme e këtij investimi është rreth 1 milion euro, ndërsa janë puënsuar 120 persona kurse fabrika ka një kapacitet prej 20 deri 30 tonelata në muaj.Investitori është shprehur se përvojën e tij 50 vjeçare në Gjermani ka vendosur ta bartë në vendlindjen e tij. Lideri I BDI –së Ali Ahmeti tha se investimet e këtilla padyshim që meritojnë një hapje të tillë solemne.
”Kur veprat janë përpara, fjalët janë të tepërta “ deklaroi Ali Ahmeti.Në vazhdimësi tha ai e kam pyetur Nazmiun nëse ka ndonjë vështirësi.Gjithmonë më është përgjigjur –jo.” Ne një premtim i kemi bërë këtij populli që së paku ti heqim vështirësitë nga qafa dhe të mos ketë problem administrative dhe nga pushteti sepse ka njerëz që edhe e keqpërdorin pushtetin dhe ka njerëz që nuk të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për investimet që bëhen në këtë vend.”tha lideri i BDI-së.
Ndërkaq Ministri Saraqini, tha se vetëm një vit më parë kjo ishte një lëndinë e shprazur e mbjellur përplot me shpresë dhe premtime.
“Ndoshta këtë investim sipas një sërë parametrash mund ta quajmë si investim të huaj, por unë më shumë do të doja të them se bëhet fjalë për një investim të njerëzve tanë të cilët kanë pasur sukses në botë, njerëzit tan të cilët shohin të ardhmen e vendit të tyre si një vend me perspektivë dhe sukses. Në aspektin e ekonomisë në maqedoni veçanërisht më bën të lumtur fakti I punësimeve.120 vend punë në të ardhmen do të kontribuojnë direkt në zhvillimin e pjesës perendimore të vendit. Kontribuohet edhe në zhvillimin e plotë të ekonomisë me përfaqësinë e markës të njohur gjermane Nelina kafe.
Pronari Nazmi Limani tha se e pamë të arsyeshme si mërgimtarë se është koha e duhur që me investimin tonë sadopak modest dhe të rëndësishëm për vendin të lëmë disa gjurmë pozitove për brezat në vijim.
“Do të vazhdojmë edhe me fazën e dytë ku do të bëhet bluarja e kafesë dhe në fazën e tretë synojmë në zgjerimin e kësaj fabrike me prodhim të ekstrakteve tjera të kafes.”, tha Limani.Kryetari I komunës së Tearcës Isen Asani, tha se komuna ka qenë e gatshme të ndihmojë në apsketin administrative për të lehtësuar procedurat administrative.

Fabrika Nelina Kafe, filloi të ndërtohet në qershor të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *