Home / Sport / Hysi mundi Shkëndijën dhe fitoi turnen ‘Kupa Pavarësia’

Hysi mundi Shkëndijën dhe fitoi turnen ‘Kupa Pavarësia’

Hysi i Kosovës është fitues i edicionit të katërt të turneut tradicional mbarëshqiptar ‘Kupa Pavarsia 2011’, pasi në ndeshjen finale mundi Shkëndijën e Tetovës me rezultat 3:0 pas egzekutimit të penaltive, pasi në kohën e rregullt nuk pati fitues. Ekipi ‘Fair-play’ o zgjodh Otranti i Malit të Zi, ndërsa epiteti i futbollistit më të mirë të turneut i takoi kapitenit të Shkëndijës, Nebi Mustafit.

Skuadra kampione e Kosovës, KF Hysi ka fituar trofeun ‘Pavarësia’, në turneun ‘Kupa e Pavarësisë’ që u zhvillua të hënën në Vlorë, me rastin e ditës së flamurit, 28 nëntorit. Në turneun që grumbulloi ekipe shqiptare nga të gjitha trojet, Hysi doli më i suksesshëm se Shkëndija e Tetovës, Flamurtari i Vlorës dhe Otranti i Ulqinit. Garat filluan me fazën e gjysmëfinales, ndërsa ndeshjet zgjatnin vetëm 45 minuta, me atë që në mungesë të golave fituesit vendoseshin pas egzekutimit të penaltive. Në gjysëmfinale shorti vendosi Shkëndijën e Tetovës përballë Otrantit të Ulqinit, ndërsa Flamurtari u përball me Hysin. Ndonëse Shkëndija drejt Vlorës udhëtoi të dielën fill pas ndeshjes me Renovën, trajneri Shabani në duelin e parë nxori formacion të kombinuar, me vetëm dy futbollistë të ekipit të parë, Nikitoviq dhe Elmazovski. Të rrinjtë e Shkëndijës që në fillim vendosën dominim në fushë, mirëpo në 5 minutat e para humbën disa mundësi të mira përmes sulmuesit Karimani. ‘Kuqezinjtë’ dominuan gjithë takimin, mirëpo pa mundur të shënojnë gol, kështu që u desh të kalohet në egzekutimin e penaltive. Në këtë fazë i shkëlqyeshëm në portën e Shkëndijës ishte Hadis Velii, i cili ndali tre penalti të malazezëve, ndërsa Nikitoviq, Rexhepi dhe Taipi ishin të saktë për fitore 3:1. Edhe gjysmëfinalja e dytë mes Flamurtarit dhe Hysit nuk solli gola, megjithse ishim dëshmitar të një dueli të bukur me shumë rritëm. Në egzekutimin e penaltive, Hysi mposhti Flamurtarinme rezultat 4:3 dhe avansoi për ne finale ku do të përballej me Shkëndijën. Në duelin final trajneri i Shkëndijës Shabani nxori në fushë një pjesë të ekipit të parë, megjithse nuk kishte në dispozicion Hasanin, Eminin, Kurtishin dhe Huseinin (i dëmtuar rëndë) që s’udhëtuan fare drejt Vlorës, ndërsa pa minutazh mbetën edhe Sali, Berisha dhe portieri Marko Jovanovski. Megjithatë Shkëndija në teren u tregua ekip shumë më kualitativ dhe dominoi gjithë kohën, duke humbur disa mundësi për të shënuar në portën e kampionëve të Kosovës. Në anën tjetër edhe Hysi vërtetoi se ka potencial, mirëpo pa mundur të ofrohet portës së tetovarëve. Në kushte kur takimi u mbyll pa gola, penaltitë do të vendosnin se cila skuadër do të rrëmbejë trofeun ‘Kupa e Pavarësisë 2011’. Për dallim nga ndeshja me Otrantin, kësaj rradhe futbollistët e Shkëndijës nuk kishin koncentrimin e duhur dhe u desh të kënaqen me vendin e dytë. Mustafi, Nikitoviq dhe Cuculi nuk arritën të shënojnë nga pika e bardhë, duke humbur në fund 3:0 pasi futbollistët e Hysit realizuan me përpikmëri. Kështu trofeu i ‘Kupës së Pavarësisë’ për herë të parë udhëtoi për në Kosovë, me Hysin si fitues i edicionit të katërt të këtij turneu, të cilin më parë dy herë e ka fituar Flamurtari, ndërsa vitin e kaluar triumfoi Renova. Shkëndija u ndal në vendin e dytë, njëjtë si dy vite më parë ku humbi me penalti në finale nga Flamurtari. ‘Mendoj se ishte një ditë e bukur për ne këtu në Vlorë dhe patjetër të përmend se jemi të nderuar që ishim pjesë e këtij turneu me rastin e festës së Flamurit. Ne vinim të lodhur nga ndeshja kampionale dhe patjetër të manovronim me forcat tona. Në duelin me Otrantin kisha mundësi të mirë të kontrolloj disa futbollistë më të rrinjë dhe disa të tjerë që në kampionat nuk kanë patur shumë hapsira. Ndërkohë në finale mendoj se dhuruam futboll të bukur, dominuam gjatë gjithë kohës, por nuk arritëm të shënojmë. Penaltitë janë rulet dhe këtu vendos edhe fati. Gjithsesi nuk mund që mos të jem i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi, pasi ata që luajtën dhanë maksimumin.Uroj Hysin për Kupën e fituar, ndërsa të gjithë shqiptarëve u’a uroj ditën e Pavarësisë’, tha pas mbylljes së turneut, trajneri i Shkëndijës, Nexhat Shabani. Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve, para se Hysi të pranonte trofeun kryesor, u ndanë edhe shpërblime të tjera. Flamurtari mori mirënjohje si mikpritës, ndërsa skuadra më fair-play u zgjodh Otranti nga Ulqini. Lojtari më i mirë i turneut u zgjodh kapiteni i Shkëndijës, Nebi Mustafi. ‘Turne i bukur, në të cilin mendoj se kënaqëm shikuesit. Ishte kënaqësi që morëm pjesë në këtë ditë të shënuar për popullin shiqptar. Pasi më të rrinjtë siguruan finale, mendoj se kundër Hysit ishte një duel i bukur. Humbëm me penalti, ku mundeshim të kalojmë më mirë. Fatkeqësisht na u përsërit një histori e hidhur prej disa muaj më parë. Sa i përket çmimit që fitova unë do them se normal jam i kanqur me këtë shpërblim dhe falemenderoj organizatorët për vlersimin e bërë. Do jetë një kujtim i bukur për mua. Gjithsesi do them në fund se i’a vlejti që ishim pjesë e kësaj feste mbarëkombëtare’, përfundoi numri ‘4’ i Shkëndijës, Nebi Mustafi.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *