Home / Sport / Ibraimoviç ironizon Barcelonën: Milan, klubi më i mirë ku kam luajtur

Ibraimoviç ironizon Barcelonën: Milan, klubi më i mirë ku kam luajtur

“Do të jetë një ndeshje emocionuese, fantastike. Do të luajmë kundër skuadrës më të fortë në botë, pa dyshim. Barcelona ishte e tillë edhe kur ika unë, e dija, por largimi prej andej ishte zgjidhja më e mirë”, ka thënë Ibra.

Zlatan Ibrahuimoviç nuk e fsheh urrejtjen për Barcelonën. Në prag të ndeshjes me ish-skuadrën e tij, Ibra ka thënë: Do të jetë një ndeshje emocionuese, fantastike. Do të luajmë kundër skuadrës më të fortë në botë, pa dyshim. Barcelona ishte e tillë edhe kur ika unë, e dija, por largimi prej andej ishte zgjidhja më e mirë”.
“Mendoj se Milani është klubi më i mirë, ku kam luajtur ndonjëherë. U ndieva si në shtëpi që nga dita e parë dhe të gjithë më pritën krahëhapur. Milano është shtëpia ime e dytë, pas Malmos, ku kam lindur dhe jetuar për shumë vjet. Në ndeshjen e parë, në “Camp Nou”, mungova për shkak të një dëmtimi, ndërsa ndeshja e kthimit në “San Siro” do të jetë për mua më shumë një ndeshje prestigji. Është bukur të arrish vendin e parë në grup, por ndonjëherë është mirë dhe vendi i dytë. Të dy rezultatet mund të jenë pozitivë ose negativë. Në këtë kompeticion do të takosh gjithmonë një skuadër të fortë dhe për ta fituar duhet t’i mundësh të gjithë. Disa vjet më parë, Championsi ishte objektivi im parësor, por nëse e do shumë dicka, ndodh që nuk e fiton kurrë. Tani dua thjesht të fitoj gjithcka që mundemi. Nëse ia dal, mirë, nëse jo, kjo nuk do të peshojë në karierrën time. Nëse fiton, kjo ndodh jo sepse ti je numri një, por sepse e tillë është skuadra ku luan”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *