Home / Sport / Iktus për Cassanon, karriera mund të jetë mbyllur?!

Iktus për Cassanon, karriera mund të jetë mbyllur?!

Sulmuesi i Milanit, Antonio Cassano, është goditur nga një iktus në tru. Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur mjekët, pas analizave që u kryen pas një shqetësimi që futbollisti ndieu ditën pas fitores së arritur ndaj Romës.

Milani nuk ka komentuar ende, por lajmi i publikuar fillimisht nga Agjensia Italiane e Lajmeve, “ANSA”, është tashmë në të gjitha faqet e mediave italiane. Mbetet ende për të mësuar se çfarë do të deklarojnë mjekët, por nëse diagnoza do të konfirmohet, atëherë karriera e Cassanos mund të ketë marrë fund.

Një iktus është një gjendje fiziologjike e rrezikshme e shkaktuar nga mpiksja e gjakut në enët që furnizojnë trurin ose nga bllokimi i tyre për arsye të ndryshme. Format më të rënda të iktusit janë vdekjeprurëse.

Cassano u ndie keq në mbërritjen në Milano pas transfertës së Romës. Në daljen nga avioni, ai pati një këputje dhe për pak nuk i ra të fikët. I shoqëruar me urgjencë në spital, mëngjesin e së hënës, gjendja e lojtarit paraqitej e mirë dhe numri dy i klubit,

Adriano Galliani, u nxitua duke folur “vetëm për një rënie tensioni” dhe për një rikuperim të shpejtë të lojtarit.

Sipas “ANSA”-s, në orët në vazhdim do të ketë informacione të reja rreth gjendjes së Cassanos. Ndërkohë, një miku i lojtarit konfirmoi gjendjen e tij të mirë shëndetësore, në një prononcim për mediat rreth orës 20:00 të së hënës. “Mjekët nuk duken veçanërisht të shqetësuar dhe kjo është një shenjëe mirë”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *