Home / Lajme / Maqedoni / Intervistë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi (MIA)

Intervistë me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi (MIA)

20 nentor-Si pilot projekt parashikohet vendosja e rrjeteve për grumbullim të mbeturinave nga rrjedhjet e ujërave para derdhjes në lumenjt më të mëdha. Punohet në studim për atë se ku dhe si do të vendosen rrjetet. Për fillim vendosje e rrjeteve mbrojtëse planfikohen në lumin Vardar, një në Gostivar dhe nga dy në Tetovë dhe Shkup. Në lumin Drini i Zi, është paraparë vendosje e rrjetit afër Strugës dhe Dibrës, si dhe nga një rrjet në lumin e Bregallnicës

Opinioni në Veles ka mësuar për rifillimin e mundshëm të Shkritores. Cili është qëndrimi juaj?
“E mbështes rekomandimin e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Nikolla Gruevski të dërguar deri te investitori “Metrud’hem” që të mendojë për gjetjen e lokacionit alternativ në drejtim të tejkalimit të qëndrimit të qytetarëve të Velesit nga ndotjet e reja të mundshme. Në të vërtetë, vetë procedura për vlerësimin e ndikimit kërkon shqyrtim të opsioneve alternative. Njëri nga këto opsione është edhe përcaktimi i lokacionit alternativ. Pa dallim se për cilin lokacion do të bëhet fjalë, instalimi duhet të realizojë standarde të cilat do të garantojnë emetime minimale në mjedisin jetësor dhe shëndet të popullatës rreth saj dhe më gjerë”.
Përderisa kompania “Metrud’hem” i plotëson kushtet për punë ekologjike a do të merr leje për të punuar edhe krahas kundërshtimit të banorëve të Velesit?
“Konsideroj se kjo pyetje është shumë hipotetike, veçanërisht kur në shumë raste është treguar në këtë se gjatë vendosjes zbatohet një procedurë e cila është afatgjate dhe e cila e përfshin opinionin në të gjitha fazat e vendimarrje. Do të thotë që realizueshmërinë e projektit e sjell Ministria në bashkëpunim me të gjitha anët e prekura. Në këtë fazë, kur investitori deri në Ministri ka dorëzuar vetëm një letër për qëllim i cili është kthyer në kompletim të sërishëm, çdo spekulim për vendim në çfarë do drejtimi nuk shkon në shtojcë të procedurës së zbatuar në mënyrë objektive dhe të paanshme për vlerësim të ndikimit ndaj mjedisit jetësor pa dallim për cilin lokacion flasim”.
Cilat hapa do t’i merr Ministria pas derdhjes së zgjyrës nga miniera Toranicë?
“Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor pas marrjes së informacionit se është arritur degradim në Kriva Rekë, menjëherë do të kryej mbikëqyrje të jashtëzakonshme të inspektimit ku përgatiti një procesverbal për konstatim dhe mori mostra nga uji i ndotur për analiza laboratorike kimike. Është përgatitur një vendim në procedurë administrative për ndalesë të punës së Flotacionit, njëkohësisht është i obliguar subjekti juridik për rehabilitim të ndotjes. Pas gjetjeve të konfirmuara laboratorike Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor dhe miniera Toranicë nënshkruan procesverbal për thyerje të bërë të kategorisë së tretë nga Ligji për mjedis jetësor për personin juridik dhe për atë përgjegjës, për çka është paraparë gjobë prej 70 deri 100 euro për personin juridik dhe prej tetë deri 13 mijë euro për personin përgjegjës”.
Si përparon procesi për vendosjen e menaxhimit rajonal-të integruar me mbeturina komunale?
Për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme financiare dhe institucionale të komunave iniciativa për menaxhimin rajonal me mbeturina e merr pushteti qendror, i cili tërë procesin do ta zhvillojë në bashkëpunim me komunat, ose rajonet. Ministria në mënyrë aktive po zbaton dy procese për menaxhim rajonal me mbeturina.
“Procedura e tenderit në formë të dialogut konkurrues për ndarjen e koncesionit për deponimet rajonale në Rajonin Juglindor dhe malor të Pollogut. Në rajonin Juglindor faza e dytë përfundoi, ndërsa në rajonin e Pollogut faza e dytë po finalizohet. Vijon faza e tretë në të cilën koncesionerëve potencial do tu dorëzohet dokumentacion i përfunduar i tenderit, në bazë të së cilës do të bëhet zgjedhje përfundimtare e koncesionerit”.
“Përgatitje e dokumentacionit teknik dhe aktivitete institucionale për ndërtimin dhe menaxhimin me deponime rajonale për Rajonin Lindor dhe Veri-Lindor malor, e cila do të financohet nga IPA. Në vijim është vendosja dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale për menaxhim me deponimet rajonale, veçanërisht e ndërmarrjeve ndërkomunale publike të cilat tani më janë formuar”.
Komunat në kuadër të Rajonit malor Jugperëndimor sollën vendime për zbatimin e procesit për ndarjen e koncesionit, të përshtatshëm në procedurat të cilat zhvillohen në Rajonin Juglindor dhe rajonin malor të Pollogut. Ministria pret që komunat nga Rajoni malor i Pellagonisë dhe të Vardarit të sjellin vendime me të cilat do të sqarohen për modelin e menaxhimin e integruar rajonal me mbeturina.
MMJPH këtë vit i ndërmerr ingerencat për menaxhim me ujërat. Në cilin nivel janë investimet në pjesën e furnizimit me ujë, grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të zeza?
“Konform Ligjit të ri për ujëra Maqedonia fiolloi me aktivitete përgatitore për vendosje të sistemit për menaxhim të integruar me ujëra, ndërsa në Buxhet çdo vit alocohen mjete për financim ose bashkëfinancin të projekteve për ndërtimin e sistmeve për furnizim me ujë, grumbullim dhe trajtim të ujërave të zeza.
Në këtë periudhë ndërtohet një stacion filtrues në Gjevgjeli, projekt me vlerë prej 9,6 milionë euro, 8,6 milionë nga të cilat janë donacion nga Qeveria zvicerane dhe greke, ndërsa një milion nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe nga komuna e Gjevgjelisë. Projekti duhet të realizohet deri në vitin 2014. Këtë vit filloi ndërtimi i filter stacionit të sistemit për furnizimin me ujë në Gostivar, për çka nga buxheti shtetëror deri në vitin 2013 do të sigurohen rreth 123 milionë denarë. Deri në vitin 2014 duhet të përfundojë edhe ndërtimi i stacionit filtrues për ujëra të zeza në vendbanimin Vollkovë, komuna Gjorqe Petrov. Vlera e projektit është gjashtë milionë euro, nga të cilat 1,5 milionë euro janë donacion nga Qeveria e Sllovenisë, ndërsa 4,341 milionë euro nga Buxheti shtetëror. Ndërtohet stacion filtrimi për ujëra të zeza për fshatrat Gllumovë dhe Shishovë në komunën e Sarajit. Mjetet do të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë në vlerë prej 44,3 milionë denarë.
Bëhet fjalë për ndërtim të një pjese të kanalizimit fekal në vendbanimin Hasanbeg, komuna Gazi Babë në vlerë prej 60.117.124 denarëve. Nga buxheti shtetëror do të ndahen 35,1 milionë denarë, 10 milionë denarë nga komuna Gazi Babë dhe 15 milionë denarë ga Qyteti i Shkupit.
Vitin e ardhshëm është paraparë të ndërtohet kanal për grumbullimin e ujit fekal dhe atmosferik në komunën e Haraçinës. Mjetet do të sigurohen nga Buxheti në vlerë prej 38,5 milionë denarë. Në bisedime jemi me Qeverinë zvicerane për përpunimin e planit për menaxhim me basenin e ujit në lumin Bregallnicë.
Deri ku është zbatimi i ligjeve të reja për menaxhim me pakestimin dhe mbeturinat nga paketimi, për bateritë dhe akumulatorët?
– Konform Ligjit për menaxhim me paketimin dhe mbeturinat nga paketimi është lëshuar edhe një leje për veprim me mbeturinat nga paketimi për person juridik, i cili mund të veprojë në emër dhe në llogari të prodhuesve, të cilët kanë siguruar marrëveshje me prodhuesit, të cilët së bashku lëshojnë në treg ose importojnë në Republikën e Maqedonisë të paktën 30 për qind nga paketimi primar, sekondar dhe terciar gjatë një viti. Deri më tani deri te Drejtoria për mjedis jetësor, 75 kompani kanë parashtruar njoftim për sasitë e mbeturinave nga paketimi për vitin 2010.
Ministria akoma nuk ka lëshuar leje për veprues të pavarur me mbeturina nga paketimi, ndërsa ka lëshuar dy vendime negative me kërkesë për dhënie të lejes për veprues kolektiv me mbeturina.
Në lidhje me Ligjin për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe mbeturina nga bateri dhe akumulatorë është vendosur sistem për regjistrim të prodhuesve, të cilët lëshojnë në treg bateri dhe akumulatorë dhe janë lëshuar katër vërtetime për regjistrim në regjistrin e prodhuesve, të cilët lëshojnë në treg ose importojnë si shfrytëzues të fundit në Maqedoni.
Në vijim është fushata për ngritjen e ndërgjegjës për implementimin e këtij ligji, ndërsa nga 1 dhjetori do të fillojë grumbullimi i baterive të vjetra në kontejnerë specialë, të cilat do të vendosen nëpër supermarketet e mëdha në Shkup. Bateritë e mbledhura do t’u dorëzohen kompanive të licencuara për grumbullim, trajtim dhe përpunim të mbeturinave nga bateritë dhe akumulatorët, në pajtim me Ligjin për menaxhim me mbeturinat.
Sa zbatohet në mënyrë korrekte urdhëri për ndalesë për përdorimin e plasmasave plastike?
– Si rezultat i zbatimit të urdhërit, në mënyrë të përgjithshme në periudhën e kaluar përdorimi i plasmasave plastike shënon rënie prej 50 deri në 60 për qind. Përfitimi më i madh është që qytetarët dhe tregtarët u bënë më shumë koshientë për ndikimin negativ mbi ambientin jetësor nga përdorimin plasmasave. Mund të konstatoj se në Republikën e Maqedonisë tashmë hidhen nga përdorimi plasmasat plastike të prodhuara nga polietileni dhe zëvendësohen nga biondërtuese. Nga ky shkak, në konsultim me Odën ekonomike të Maqedonisë kemi kryer ndryshime në Ligjin për menaxhim me paketimin dhe mbeturinat nga paketimi me të cilat plasmaset plastike do të zëvendësohen tërësisht me biondërtueset. Në Ligjin, i cili është në procedurë kuvendore kemi dhënë periudhë prej nëntë muajve për adaptim të industrisë, pas çka nga tregu u Republikës së Maqedonisë tërësisht do të tërhiqen plasmaset plastike të prodhuara nga polietileni dhe do të mund të distribuohen vetëm plasmase biondërtuese. Me këtë urdhër plasmaset biondërtuese do të munden falas të vendosen në përdorim.
Projekte të ardhshme të Ministrisë?
– Si pilot projekt parashikohet vendosja e rrjeteve për grumbullim të mbeturinave nga rrjedhjet e ujërave para derdhjes në lumenjt më të mëdha. Punohet në studim për atë se ku dhe si do të vendosen rrjetet. Për fillim vendosje e rrjeteve mbrojtëse planfikohen në lumin Vardar, një në Gostivar dhe nga dy në Tetovë dhe Shkup. Në lumin Drini i Zi, është paraparë vendosje e rrjetit afër Strugës dhe Dibrës, si dhe nga një rrjet në lumin e Bregallnicës

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *