Home / Lajme / Maqedoni / Ivanov dekoron UEJL-në

Ivanov dekoron UEJL-në

18 nëntor-Shefi i shtetit theksoi se ky universitet është bërë promotor i fuqishëm i tolerancës, respektit të shumëgjuhësisë, diversitetit kulturor në arsim dhe hulumtimit shkencor, duke zhvilluar programe studimore me perspektivë ndërkombëtare, dhe se me këtë në mënyrë të konsiderueshme ka kontribuuar në zhvillimin e mendimit shkencor dhe mirëkuptimit ndëretnik.

Institucioni i parë publik privat i lartë arsimor në Maqedoni me mësim dominues në gjuhën shqipe – Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, sot mori dekoratë të lartë nga presidenti Gjorge Ivanov – Dekoratë për merita për Maqedoninë me rastin e dhjetëvjetorit të ekzistimit.

Është formuar para një dekade me iniciativë të Maks van der Shtulit, komisar i lartë i OSBE-së për pakica kombëtare dhe ish ministër i Punëve të Jashtme i Holandës, i cili vdiq këtë vit. Prandaj joformalisht universiteti e mori emrin sipas tij Universiteti i Shtulit.

“Është formuar në një periudhë turbulente për Maqedoninë, besoj se ky universitet i arsyetoi pritjet e ideatorit, të ndjerit Maks van der Shtul. Por që është më e rëndësishme, i arsyetoi dhe i tejkaloi pritjet e shoqërisë multietnike, multigjuhësore dhe multireligjioze… Nga fillimi ishte njëri prej shembujve dhe shtytës i reformave në arsimin e lartë në pajtim me parimet e Deklaratës së Bolonjës”, theksoi presidenti Ivanov i cili dekoratën ia dorëzoi rektorit të UEJl-së, Zamir Dika.

Shefi i shtetit theksoi se ky universitet është bërë promotor i fuqishëm i tolerancës, respektit të shumëgjuhësisë, diversitetit kulturor në arsim dhe hulumtimit shkencor, duke zhvilluar programe studimore me perspektivë ndërkombëtare, dhe se me këtë në mënyrë të konsiderueshme ka kontribuuar në zhvillimin e mendimit shkencor dhe mirëkuptimit ndëretnik.

Rektori Dika iu falënderua për vendimin Ivanovit për ta dekoruar UEJL-në pasi që, siç tha, me atë ka treguar guxim intelektual, ndershmëri dhe ndjenjë për vizion për t’i ndarë mirënjohje një institucioni të lartë arsimor jo tipik.

“Veçantia del nga mënyra e themelimit të UEJL-së, i cili pati mbështetje të madhe financiare dhe intelektuale nga SHBA-ja, nga Komisioni Evropian dhe nga shtetet e tjera, nga njerëzit me vizion të themelojnë institucion të lartë arsimor i cili jo vetëm se do ta promovojë gjuhën shqipe në arsimin e lartë, por do të jetë mundësi edhe për arsimin në gjuhën maqedonase dhe angleze përmes programeve studimore edhe në kushte të cilat me krenari mund t’i krahasojmë me standardet më të larta evropiane dhe amerikane… UEJL është nënvizuar si projekti më i suksesshëm i bashkësisë ndërkombëtare në Evropën Juglindore, të cilin eurokomisari Oli Ren në vitin 2009 e quajti ‘objekt evropian në Ballkanin Perëndimor’ “, theksoi rektori Dika.

Në pajtim me ligjin e aprovuar asokohe për themelimin e universiteteve me financim joshtetëror, në mars të vitit 2001 filloi ndërtimi i Universitetit, ndërsa nga 20 nëntori i vitit të njëjtë funksionoi me rreth 900 studentë të regjistruar. Tani ka rreth 8.000 stduentë dhe 5.000 të diplomuar. Ka njëqind doktorë shkencash dhe magjistra, pesë fakultete me 17 programe studimore dhe 19 pasdiplomike. Nga viti 2008 UEJL ka edhe programe të disperzuara studimore në Shkup

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *