Home / Lajme / Maqedoni / KE e shfrytëzon metodologjinë e njëjtë për emrin apo mbiemrat konfirmon zëdhënësi i Fyles

KE e shfrytëzon metodologjinë e njëjtë për emrin apo mbiemrat konfirmon zëdhënësi i Fyles

1 nentor-Duke konfirmuar se eurokomisari Fyle ka marrë, siç përmend, disa letra nga Maqedonia në të cilat ka ankesa apo në ndonjë mënyrë përmendet çështja për emrin në Raportin për përparim, Stano paralajmëron se në ato do të përgjigjet në kohë dhe në mënyrë e duhur dhe se Komisioni hedh poshtë çdo spekulim për ndonjë qasje të re nga Unioni për çështjen e emrit

Komisioni Evropian kërkon nga të gjithë në Maqedoni të fokusohen ndaj përmbajtjes të Raportit për përparim, sepse ajo që është e rëndësishme në të është vlerësimi sa është e rëndësishme të ecet më tej me reformat për të mirën e të gjithë qytetarëve, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë Peter Stano, zëdhënësi i komisarit për zgjerim të BE-së Shtefan Fyle.

Duke konfirmuar se eurokomisari Fyle ka marrë, siç përmend, disa letra nga Maqedonia në të cilat ka ankesa apo në ndonjë mënyrë përmendet çështja për emrin në Raportin për përparim, Stano paralajmëron se në ato do të përgjigjet në kohë dhe në mënyrë e duhur dhe se Komisioni hedh poshtë çdo spekulim për ndonjë qasje të re nga Unioni për çështjen e emrit.

“Ne hedhim poshtë çdo akuzë apo spekulim se shfrytëzojmë ndonjë metodologjive të ndryshme, sepse ende e shfrytëzojmë metodologjinë e njëjtë kur bëhet fjalë për emrin apo mbiemrat, që e shfrytëzuam në rekomandimin e vitit 2009. Në thelb Komisioni evropian tërësisht e respekton rezolutën e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe për këtë ne do të vazhdojmë ta shfrytëzojmë shenjën e përkohshme Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë derisa nuk vijnë deri te zgjidhja e përbashkët e pranueshme ” deklaroi zëdhënësi i eurokomisairt Fyle

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *