Home / Lajme / Maqedoni / Kreu i BFI-së vizitoi dje Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve

Kreu i BFI-së vizitoi dje Institutin për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve

23 nëntor-Në anën tjetër, drejtori i Institutit, Shefqet Zekolli falënderoi BFI-në për gatishmërinë për bashkëpunim institucional dhe shprehu fjalë miradije për donacionin e librave sidomos për donimin e librit “Shqiptarët e Maqedonisë” i cili botim sipas historianëve akoma nuk është tejkaluar nga asnjë studim tjetër i mirëfilltë.

Me rastin e 22 nëntorit-Ditës së Alfabetit shqiptar, kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema haxhi Sulejman efendi Rexhepi ka vizituar Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve dhe ka përgëzuar shqiptarët për ditën e Alfabetit shqip.

Në një takim që ka zhvilluar me drejtorin e këtij instituti, Shefqet Zekolli, kreu i BFI-së ka thënë se në Kongresin e Manastirit më 1908, është bërë një hap i madh drejt pavarësimit të shtetit shqiptar, janë shuajtur të gjitha shpresat e armiqve tanë për të na asimiluar.

“Në Manastir, shqiptarët myslimanë, katolikë e ortodoksë janë bashkuar e i kanë dhënë botës një mesazh të fuqishëm, se shqiptarët janë një dhe gjithmonë do të jenë. Me krijimin e alfabetit të ri, shqiptarët kanë bërë shpallje kulturore të pavarësisë së tyre dhe kanë treguar vendosmëri për tu drejtuar kah perëndimi”, është shprehur haxhi Sulejman efendi Rexhepi, duke ripërsëritur qëndrimin e tij se BFI-ja është për një bashkëpunim të frytshëm mes institucionit shpirtëror të myslimanëve në vend dhe institutit shqiptar me qëllim të lëvrimit të fushave me interes të përgjithshëm të shqiptarëve.

Me këtë rast kreu i BFI-së ka dhuruar një fond me libra dhuratë për bibliotekën e Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve duke nënvizuar se ku është hapi i parë për projekte të përbashkëta të këtilla edhe në të ardhmen.

“Ky fond librash është një dhuratë modeste për bibliotekën e këtij Instituti dhe janë botime ekskluzive të BFI-së. Në të ardhmen nuk do të mungojnë ndihma të këtilla me qëllim që të bëjmë një institut të fortë të shqiptarëve”, ka thënë kreu I BFI-së efendi Rexhepi duke nënvizuar se Kongresi i Manastirit në të cilin u krijua alfabeti i gjuhës shqipe, ndikoi edhe në zhvillimet e rëndësishme për kombin shqiptar duke shërbyer në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare dhe unitetit ndërmjet shqiptarëve.

Në anën tjetër, drejtori i Institutit, Shefqet Zekolli falënderoi BFI-në për gatishmërinë për bashkëpunim institucional dhe shprehu fjalë miradije për donacionin e librave sidomos për donimin e librit “Shqiptarët e Maqedonisë” i cili botim sipas historianëve akoma nuk është tejkaluar nga asnjë studim tjetër i mirëfilltë.

“Ne biseduam edhe për mundësitë e krijimit të raporteve të mira me BFI-në, për format eventuale të bashkëpunimit dhe punës dhe ndihmës me literaturë dhe ligjërata eventuale që do të organizohen mes dy institucioneve së bashku”, tha Shefqet Zekolli, drejtor i Institutit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *