Home / Lajme / Maqedoni / KRSTRR: Numri i viktimave në trafik është rritur në krahasim me vitin e kaluar

KRSTRR: Numri i viktimave në trafik është rritur në krahasim me vitin e kaluar

7 nëntor-Nga Këshilli republikan për siguri në trafikun e rrugëve, përfaqësuesit e të cilëve në konferencën e sotme për shtyp i theksuan këto të dhëna, paralajmërojnë një sërë aktivitetesh gjatë muajit me të cilat do të ngritet vetëdija publike për siguri në trafik dhe do të shënohet 20 nëntori – Dita botërore për përkujtimin e viktimave nga fatkeqësitë në trafik.

Për shtatë deri tetë për qind është rritur numri i viktimave në trafik në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Arsye më e shpeshtë për numrin e madh të aksidenteve në trafik dhe viktima është mosrespektimi i rregullave dhe dispozitave në trafik.

Nga Këshilli republikan për siguri në trafikun e rrugëve, përfaqësuesit e të cilëve në konferencën e sotme për shtyp i theksuan këto të dhëna, paralajmërojnë një sërë aktivitetesh gjatë muajit me të cilat do të ngritet vetëdija publike për siguri në trafik dhe do të shënohet 20 nëntori – Dita botërore për përkujtimin e viktimave nga fatkeqësitë në trafik.

“Për fat të keq, këtë vit kemi numër më të madh të viktimave në trafik. Edhe pse kishim trend negativ katërvjeçar, gjegjësisht çdo vit zvogëlohej numri i viktimave, tani për herë të parë pas katër viteve kemi numër të rritur të viktimave. Për këtë arsye është koha që të fillojmë të bëjmë edhe më shumë nga ajo që e kemi bërë deri më tani dhe të përpiqemi që numri i fëmijëve të jetë sa më i vogël që është i mundur. Duke pasur parasysh se, për fat të keq, fëmijët ende janë shpesh viktima në trafik, tema e shënimit të sivjetmë është ‘Zero fëmijë viktima në trafik'”, tha Toshe Janev, zëdhënës i Këshillit republikan për siguri në trafikun e rrugëve.

Me rastin e Ditës botërore të përkujtimit të viktimave nga aksidentet në trafik të mërkurën nën patronazhin e presidentit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet takim profesional me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtar me temë “Edukim, parandalim dhe etikë në trafik”.

Midis një sërë aktiviteteve të paralajmëruara është paralajmëruar edhe promovim i abetares televizive për komunikacion e përbërë nga 10 filma të shkurtër dedikuar edukimit të fëmijëve, shtypje e afisheve dhe materiale informative, aksion për dhurim të gjakut në Spitalin e qytetit “Shën Klimenti i Ohrit”…

Të gjtiha aktivitetet Këshilli republikan për siguri në trafikun e rrugëve do t’i realizojë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Institutin pët shëndet publik, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, Komisionin për bashkësi fetare, LAMM-në, Polio Plus

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *