Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha takohet me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha takohet me liderin e PDSH-së Menduh Thaçi

9 nentor-“Kam vlerësuar shumë marrëveshjen e firmosur para zgjedhjeve, si një dëshmi e një maturiteti të thellë demokratik, qëndrimin konstruktiv të zotit Thaçi e të partisë që ai udhëheq në mbështetje të të gjitha proceseve integruese, avokatinë që kjo parti, si parti opozitare, u bën në parlamentin e Maqedonisë dhe më gjerë në institucione të tjera lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në republikën e Maqedonisë”, tha Berisha

Kryeministri Sali Berisha është takuar sot edhe me liderin e PDSH-së Menduh Thaci. Pas takimit me Menduh Thaçin, kryeministri Berisha tha se kanë pasur një “diskutim shumë të përzemërt e vëllazëror mbi bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve, popujve e dy shoqërive të vendeve tona”.

“Unë pata rastin t’i shpreh vlerësimin tim më të madh zotëri Thaçi dhe partisë që ai drejton, për kontributin e tyre thelbësor në rrjedhën dhe zhvillimet në republikën e Maqedonisë.

“Kam vlerësuar shumë marrëveshjen e firmosur para zgjedhjeve, si një dëshmi e një maturiteti të thellë demokratik, qëndrimin konstruktiv të zotit Thaçi e të partisë që ai udhëheq në mbështetje të të gjitha proceseve integruese, avokatinë që kjo parti, si parti opozitare, u bën në parlamentin e Maqedonisë dhe më gjerë në institucione të tjera lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në republikën e Maqedonisë”, tha Berisha.

Kurse Menduh Thaçi tha se “tashmë është e qartë se nuk është vetëm kënaqësi të takohesh me kryeministrin shqiptar, por mbas këtyre takimeve, çdokush merr energji për të ecur përpara”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *