Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri Sali Berisha do të vizitojë komunën e Tetovës

Kryeministri Sali Berisha do të vizitojë komunën e Tetovës

8 nëntor-“Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti e çmon lartë vizitën e kryeministrit Berisha në komunën e Tetovës, andaj po bëjmë përgatitjet e fundit për një pritje madhështore të kryeministrit shqiptar”, tha Pustina.

Nëpërmjet një konferencë për media, zëdhënësi i komunës së Tetovës Flakran Pustina ka njoftuar qytetarët se ditën e mërkurë, më 9 Nëntor nga ora 15:00 në vizitë zyrtare në komunën e Tetovës do të qëndrojë kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha.

“Kryetari i komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti e çmon lartë vizitën e kryeministrit Berisha në komunën e Tetovës, andaj po bëjmë përgatitjet e fundit për një pritje madhështore të kryeministrit shqiptar”, tha Pustina.

Sipas tij, kësaj pritje duhet t’i bashkohen të gjithë qytetarët e Tetovës. “Shfrytëzojmë rastin të ftojmë të gjithë qytetarët e Tetovës të jenë pjesë e kësaj pritje, së bashku në mënyrë të organizuar të presim kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Sali Berisha”, tha Pustina.Kryeministri shqiptar Sali Berisha prej nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, informon agjencia e lajmeve INA.

Berisha në agjendën e tij ka paraparë qëndrimin në Shkup dhe më pas në Tetovë.

Kryeministri shqiptar do të zhvillojë takime me homologun e tij nikoqir, Nikolla Gruevski, presidentin Gjorgje Ivanov, kryeparlamentarin Trajko Veljanovski si dhe grupe parlamentare të partive shqiptare.

Gjithashtu janë paraparë edhe takimet e ndara me liderët e partive politike shqiptare, Ali Ahmetin e BDI-së, Menduh Thaçin e PDSH-së dhe krerët e partive të tjera shqiptare. Berisha gjatë qëndrimit në Tetovë do të takohet edhe me kreun e komunës së Tetovës, Sadi Bexheti.

Thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, proceset euroatlantike si dhe nisma të reja do të jenë pjesë e agjendës së kryeministrit shqiptar në Maqedoni, një vizitë që realizohet pas disa viteve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *