Home / Sport / Ksavi i sinqertë: Reali i Madridit është më i fuqishëm

Ksavi i sinqertë: Reali i Madridit është më i fuqishëm

“Duhet ta pranojmë, Real Madridi është bërë një ekip më i fuqishëm. Për momentin është më i miri në La Liga, në vendin e parë. Madrilenët janë duke treguar një nivel shumë të lartë, po shfaqin një futboll shumë të drejtpërdrejtë dhe po ia dalin me mjaft sukses e produktivitet me anë të kundërsulmeve”, – ka thënë Ksavi, “truri” i lojës së blaugranëve të Pep Guardiolës.

Barcelona e sheh veten minus tri pikë në renditjen aktuale të “La Liga”-s, në raport me Realin e Madridit. Por ky fakt nuk është i vetmi, që e ka detyruar mesfushorin e kampionëve të Europës dhe të Spanjës në fuqi, Ksavin, të tregojë sinqeritet në deklarimin e së martës. Ai ka vlerësuar pozitivisht rritjen në lojë të “Los Blancos”, sidomos në këtë sezon të ri. “Duhet ta pranojmë, Real Madridi është bërë një ekip më i fuqishëm. Për momentin është më i miri në La Liga, në vendin e parë. Madrilenët janë duke treguar një nivel shumë të lartë, po shfaqin një futboll shumë të drejtpërdrejtë dhe po ia dalin me mjaft sukses e produktivitet me anë të kundërsulmeve. Na duhet ta pranojmë të gjithë: po, ata janë në një nivel shumë të mirë”, – ka thënë Ksavi, “truri” i lojës së blaugranëve të Pep Guardiolës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *