Home / Lajme / Maqedoni / Kujdes si parkoheni në Tetovë!

Kujdes si parkoheni në Tetovë!

1 nentor-ani më dy vetura paralelisht mund të lëvizin në këtë rrugë pa problem duke mos shkaktuar kaosin shumëvjeçar në qytetin e Tetovës. Një kohë të gjatë në këtë pjesë të qytetit është e pamunshme të qarkullohet lirshëm me automjet. Mirëpo ditëve të fundit vërehen pjesëtarë të policisë të cilët qëndrojnë në këtë rrugë dhe kujdesen për komunikacionin.

Vazhdojnë përpjekjet e policisë dhe të komunës, për të rregulluar komunikacionin në Tetovë.Në rrugët kryesore të qytetit tani më policia u shqipton vërejtje parkuesve të pandërgjegjshëm përderisa nga java e ardhshme pritet që të gjobiten vozitësit të cilët do të parkojnë veturat e tyre vertikalisht. Kjo është vetëm fillimi I luftës kundër kaosit në komunikacion, ndërsa drejtuesit e makinave do të mund të parkohen vetëm në mënyrë horizontale përgjatë bulevardeve kryesore të qytetit. Ndërkohë që krahas policisë edhe merimanga është vënë në funksion të këtyre rregullave të reja të parkimit, të cilët pritet të kenë efekte pozitive në komunikacionin e stërngarkuar të qytetit të Tetovës.Rruga kryesore e qytetit të Tetovës apo bulevardi Ilinden tani më ka marrë pamje tjetër. Veturat nuk lejohen të parkohen vertikalisht por vetëm horizontalisht përgjatë këtij bulevardi. Tani më dy vetura paralelisht mund të lëvizin në këtë rrugë pa problem duke mos shkaktuar kaosin shumëvjeçar në qytetin e Tetovës. Një kohë të gjatë në këtë pjesë të qytetit është e pamunshme të qarkullohet lirshëm me automjet. Mirëpo ditëve të fundit vërehen pjesëtarë të policisë të cilët qëndrojnë në këtë rrugë dhe kujdesen për komunikacionin.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *