Home / Lajme / Maqedoni / Largohen tre tumba nga rruga Tetovë-Jazhincë

Largohen tre tumba nga rruga Tetovë-Jazhincë

11 nentor- Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare në dy vitet e fundit në aksin rrugor Tetovë_Jazhincë kanë ndodhur rreth 50 aksidente në të cilat katër persona e kanë humbur jetën, dy prej të cilëve janë nga Xhepçishti

Banorët e Xhepçishtit kanë kundërshtuar aksionin e sotëm të ndërmarrjes ‘Makedonija Pat’ për heqjen e tumbave apo pengesave nga betoni të vendosura përgjatë rrugës rajonale Tetovë-Jazhincë. Punëtorët e ndërmarrjes publike e arsyetojnë aksionin me dëmtimet e shumta që kanë pësuar makinat shkaku i tumbave të papërshtatshme dhe pa asnjë kriter që janë vendosur në këtë aks rrugor. Por, banorët thonë se vendosja e tyre ishte mase e domosdoshme për shkak të aksidenteve të shumta që kanë përfunduar edhe me viktima.“Gjithsesi se nuk duhet të hiqen këto, se pa i mbushur një vit këtu kemi pasur dy viktima, viktima e parë ishte e ëma e një shoku e dyta prindi im që u shkel para shtëpisë, shpejtësia e veturës ka qenë afër 130 km/h. Në këtë lokacion është komunikacioni shumë I dendur ndërsa policia nuk funksionon”, tha një qytetar. “Gjashtë anëtarë i kam të shkelur këtu, absolutisht jo, këtu duhet shteti të merr masa ose le të vij policia ti ndaloj veturat mos vozisin shpejt ose s’kemi rrugë tjetër askujt nuk i intereson. Ne s’kemi tjetër çka të bëjmë të vritemi me njerëz që vozisin shpejt a ja vlen kjo” Edhe Kryetari i Bashkësisë Lokale të Xhepcishtit mbështet kërkesat e banorëve duke kërkuar zgjidhje të problemit nga ‘Makedonija Pat’ dhe Ministria e Punëve të Brendshme. “Ne jemi në mbrojtje të vetvetes dhe popullit në të kaluarën kemi pasur shumë pasoja këtu dhe me at qëllim kemi dalë në mbrojtje. Ne nuk jemi për këtë zgjidhje të mbetet për gjithnjë por së pari shteti të na ofron zgjidhje më të mirë, e pastaj ti eliminojë këto që kemi vendosur ne”, tha Nuhi Vejseli, Kryetar i BL të Xhepcishtit. Ndryshe, sipas të dhënave zyrtare në dy vitet e fundit në aksin rrugor Tetovë_Jazhincë kanë ndodhur rreth 50 aksidente në të cilat katër persona e kanë humbur jetën, dy prej të cilëve janë nga Xhepçishti.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *