Home / Sport / Liga e Kampionëve rikthehet me disa ndeshje joshëse

Liga e Kampionëve rikthehet me disa ndeshje joshëse

Liga më e fortë në kontinentin e vjetër, Liga e Kampionëve do të rikthehet sonte në mbrëmje me ndeshjet e xhiros se katërt të fazës së grupeve.

Në grupin E, Çelsi dhe Leverkusen, që janë afër të sigurojnë kualifikimin do të synojnë rezultat të favorshëm në duel me Genkun dhe Valencian.

Ndërkohë, në grupin F, Arsenali që tashmë është kthyer në formë më të mirë do të synojnë pikët e plota ndaj Marsejt.

“Topçinjtë” pak ditë më parë fituan sfidën e parë ndaj Marsjet, dhe të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe sonte, në mënyrë që të sigurojnë “vizën” për rrethin tjetër të garave të kësaj lige prestigjioze.

Me interesim priten edhe ndeshjet e grupit G, ku po thuaj se të gjitha skuadrat e këtij grupi, përveç Shakhtarit synojnë të sigurojnë një vend që çon në garat e mëtejme.

Apoel do të kërkoj trepikëshin ndaj Portos, në mënyrë që të bëj edhe një hap të madh drejt kualifikimit, megjithëse skuadra qipriotë aspak nuk do ta ketë lehtë, sepse futbollistët e Portos, shpeshherë dinë të fitojnë edhe në terren të huaj.

Fitore do të kërkoj edhe Zeniti në duel më Shakhtarin, dhe në rast të fitores së nikoqirëve, atëherë ata do të jenë shumë afër kualifikimit. Ndërkaq, në Grupin H, gjerat flasin ndryshe.

Milan dhe Barcelona që kanë nga shtate pikë llogaritën favorit në duel me BATE Borisov respektivisht Viktoria Plzen.

Të martën takohen:
Grupi E
20:45 Racing Genk – Çelsi
20:45 Valencia – Bajer Leverkusen

Tabela
1. Çelsi 3 7
2. Leverkusen 3 6
3. Valencia 3 2
4. Genk 3 1

Grupi F
20:45 Arsenal – Marsej
20:45 Borusia Dortmund – Olimpiakos

Tabela
1.Arsenal 3 7
2.Marsej 3 6
3.Olimpiakos 3 3
4.Borusia D 3 1

Grupi G
18:00 Zenit St. Petersburg – Shakhtar Donetsk
20:45 APOEL Nikosia – FC Porto

Tabela
1.Apoel 3 5
2.Zenit 3 4
3.Porto 3 4
4.Shakhtar 3 2

Grupi H
18:00 BATE Borisov – AC Milan
20:45 Viktoria Plzen – Barcelona

Tabela
1.Milan 3 7
2.Barcelona 3 7
3.BATE 3 1
4.Viktoria Plzen 3 1

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *