Home / Lajme / Maqedoni / Llogaridhënie e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Bejta për 100 ditët e para të Qeverisë

Llogaridhënie e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Bejta për 100 ditët e para të Qeverisë

11 nentor-Aktivitetet e ardhshme dhe fokusi kryesor për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale sipas ministrit Bejta, në të ardhmen do të jetë zhvillimi i procesit të decentralizimit, stabiliteti më i madh financiar i komunave, zhvillimi i barabartë regjional, shfrytëzimi i mjeteve financiare nga fondet Evropiane dhe projektet tjera të planifikuara në të ardhmen

Korniza juridike për bartjen e kompetencave dhe resurseve, decentralizimi fiskal, afrimi i shërbimeve dhe kapaciteteve institucionale të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, praktika demokratike lokale dhe pjesëmarrja e qytetarëve, komunikimi, koordinimi, monitorimi dhe evaluimi i politikave në nivel horizontal dhe vertikal, janë pjesë e Programit të ri të Ministirës së Vetëqeverisjes lokale për zbatimin e procesit të decentralizimit për periudhën 2011-2014, të cilin e miratoi Qeveria.

Këtë e theksoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, në brifingun për aktivitetet e Ministrisë në 100 ditët e para që prej formimit të Qeverisë.

“Një nga risitë që meriton vëmendje të veçantë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale është fakti se për herë të parë kemi filluar komunikimin me komunat edhe në gjuhën shqipe, respektivisht të gjitha shkresat që u dërgohen komunave të udhëhequra nga kryetarë shqiptarë, komunikimi bëhet edhe në gjuhën shqipe. Kjo është një e arritur që vlen të përmendet dhe veçanërisht duhet të theksohet. Për herë të parë edhe mbishkrimi te dera hyrëse është bërë në tre gjuhë, në maqedonisht, shqip dhe anglisht. Nëse në disa ministri dhe institucione shtetërore Ueb faqet zyrtare janë vetëm në gjuhën maqedonase, mund të themi me shumë mburrje se ndoshta faqja e Ministrisë tonë është një prej faqeve e cila është edhe në gjuhën shqipe me të gjitha informacionet”, njoftoi ministri Bejta.

Gjatë 100 ditshit të parë, siç tha, vlen të përmendim atë se nga Sekretariati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit janë sistemuar 6 administratorë të rinj në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe kjo ministri të gjitha ministritë tjera, siç theksoi, dallon sepse këtu përqindja e shqiptarëve arrin 53 për qind.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, potencoi se janë të kënaqur nga fakti se në decentralizim këtë vit janë bërë hapa shumë të rëndësishëm që do thonë përparim serioz.

“Hapi i parë është sjellja e Ligjit të ri për menaxhimin me tokën ndërtimore me të cilin komunat fituan të drejtën e pronësisë për menaxhimin e tokës ndërtimore. Por njëherësh është edhe një përgjigje nga rekomandimet e Komisionit Evropian për të rritur kapacitetet e komunave për tërheqjen e investimeve dhe përforcimin financiar. Tashmë komunat e para e kanë përmbushur kriterin dhe nga ana e Qeverise morën pëlqim për marrjen e përgjegjësive për menaxhim me tokën ndërtimore, dhe komuna e vetme e cila udhëhiqet nga kryetar shqiptar dhe ka marrë të drejtën për të menaxhuar tokën ndërtimore shtetërore është komuna e Strugës. Ky proces do të vazhdojë me mbështetje të pushtetit qendror dhe BNJVL-së , komunat shumë shpejt do t’i marrin punët në duart e tyre dhe për kjo është kryesisht në interes të qytetarëve. Tani zvogëlohen barrierat administrative dhe proceduara nga planifikimi i tokës, lëshimi i lejes për ndërtim apo shitja e vendit do të kryhet në komunë” shtoi Bejta.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale i numëroi edhe projektet të cilat janë në realizim e sipër siç janë salla sportive në fshatin Zajaz si dhe meremtimi i shkollës “Rexho Rushiti Zajazi”, ndërtimi i stacionit filtrues për ujin për pije në fshatin Dobroshtë të Komunës së Tearcës, themelimi i Sekretariatit të përbashkët teknik në Kumanovë i cili do të angazhohet për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Ndërkaq, Programi ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri deri tani ka realizuar tri thirrje publike, ndërsa në periudhën e ardhshme do të dihen projektet që do të realizohen me mjete nga IPA fondet. Ai njëherësh informoi për një sërë takimesh me kryetarët e komunave për t’u njoftuar ne problemet me të cilat ballafaqohen ato si dhe atyre komunave të cilat akoma nuk kanë hyrë në fazën e dytë të decentralizimit fiskal t’ju ndihmojnë që sa më parë të hyjnë në këtë fazë.

Aktivitetet e ardhshme dhe fokusi kryesor për Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale sipas ministrit Bejta, në të ardhmen do të jetë zhvillimi i procesit të decentralizimit, stabiliteti më i madh financiar i komunave, zhvillimi i barabartë regjional, shfrytëzimi i mjeteve financiare nga fondet Evropiane dhe projektet tjera të planifikuara në të ardhmen

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *