Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja do ta nënshkruajë Deklaratën kundër revanshizmit politik iniciativë e Të bashkuar për Maqedoninë

LSDM-ja do ta nënshkruajë Deklaratën kundër revanshizmit politik iniciativë e Të bashkuar për Maqedoninë

7 nëntor-“Sot ne tregojmë se për disa çështje të cilat i rrezikojnë proceset themelore demokratike dhe liritë dhe të drejtat e njeriut, mundemi bashkarisht të veprojmë, pa dallim se cilës ideologji dhe bashkësie etnike i përkasim. Në fund LSDM-ja u bën thirrje edhe partitë të cilat participojnë në pushtet, ndërsa para se gjithash VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, ta mbështesin këtë Deklaratë dhe manifestojnë vullnet për kthim të parimeve themelore demokratike në shtet”, tha Georgiev.

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) e pranoi iniciativën e “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe sot do ta nënshkruajë Deklaratën kundër revanshizmit politik, informoi në konferencën e sotme për shtyp Gordan Georgiev, nënkryetar i partisë.

LSDM-ja u bëri thirrje të gjitha partive politike, duke filluar nga Fronti opozitar, partitë jashtëparlamentare, si dhe partitë nga blloku opozitar ta nënshkruajnë këtë Deklaratë.

“Sot ne tregojmë se për disa çështje të cilat i rrezikojnë proceset themelore demokratike dhe liritë dhe të drejtat e njeriut, mundemi bashkarisht të veprojmë, pa dallim se cilës ideologji dhe bashkësie etnike i përkasim. Në fund LSDM-ja u bën thirrje edhe partitë të cilat participojnë në pushtet, ndërsa para se gjithash VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në, ta mbështesin këtë Deklaratë dhe manifestojnë vullnet për kthim të parimeve themelore demokratike në shtet”, tha Georgiev.

Ai theksoi se LSDM-ja angazhohet që të ekzistojë përgjegjësi penale për të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të cilët e kanë keqpërdorur ose do ta keqpërdorin pozitën e tyre.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *