Home / Sport / Maqedonia dhe Shqipëria ndahen në paqe

Maqedonia dhe Shqipëria ndahen në paqe

Maqedonia dhe Shqipëria u ndanë me barazim pa gola në duelin kontrollues të zhvilluar të martën në stadiumin ‘Goce Dellçev’ të Prilepit.

Në teren të papërshtatshëm për lojë, të dyja kombëtaret nuk sollën ndonjë futboll të bukur për sy, ndërsa rastet para portave ishin të rralla. Kështu barazimi pa gola është pasqyrë më reale e ngjarjeve në teren edhe pse fillimi paralajmëroi diçka tjetër. Që në fillim të ndeshjes pamë një Shqipëri agresive që u duk se ka ardhur për të sulmuar Maqedoninë në Prilep. Dhe vetëm pas disa minutave lojë një aksion i filluar nga Hyka, nxori Roshin të vetmuar para portierit maqedonas Paçovski, mirëpo sulmuesi shqiptar goditi shumë dobët, duke çuar topin jashta portës. Në vazhdim rastet e shënimit munguan, ndërsa nxitjet e rradhës erdhën në minutën e 36-të kur pas harkimit të Hasanit, Naumovski mposhti Hidin, mirëpo goli u anulua për shkak të një fauli ndaj një mbrojtësi shqiptar. Pjesa e dytë solli futboll të varfër me luftë në mesfushë, ndërsa si kanosje mund të llogarisim goditjen e Canës nga gjuajtja e lirë, mirëpo Nuredinovski (zëvendësoi Paçovskin) ishte në vend dhe grushtoi topin. 10-të minuta pa përfunduar takimi në rast të mirë u gjet Agim Ibraimi, mirëpo pa mundur të shënojë, megjithse u krijua përshtypje se këtu portieri Hidi shkaktoi faul në zonë, mirëpo arbitrat nuk dhanë penalti. Ndryshe ky ishte barazimi i tretë mes këtyre dy kombëtareve nga gjithsej 8 ndeshje të zhvilluara, ku Maqedonia ka shënuar 4 fitore, përballë vetëm një fitoreje të Shqipërisë. Të rikujtojmë se thuajse para një viti këtu du kombëtare u përballën në Korçë ku poashtu luajtën pa gola, që don të thotë se në 180 minutat e fundit Maqedonia dhe Shqipëria nuk mund të bëjnë gol në përballjet mes veti. Vlen të ceket se ky takim i zhvilluar në Prilep, në një fushë shumë të keqe, pamundësoi lojtarët e të dyja skuadrave të shpalosin arsenalin e vet më të mirë. Për Maqedoninë në këtë sfidë luajtën katër shqiptarë, me Demirin dhe Hasanin që nisën takimin, ndërsa më vonë u inkuadruan edhe Ibraimi dhe Fetai.

Publiku maqedonas ofendon shqiptarët

Nuk ka mundur të shkojë kjo sfidë pa fjalorin e flliqur të publikut maqedon. Duke u udhëhequr nga grupi i tifozëve ‘Majmunët’ nga Prilepi së bashku me gjithë të tjerët të pranishëm në stadium, gjatë gjithë kohës në qendër të vëmendjes kanë qenë ofendimet, sharjet dhe sulmet verbale ndaj shqiptarëve. Ndërkohë kombëtarja shqiptare nuk ka qenë e vetmuar në Prilep, pasi ‘kuqezinjtë’ gjatë gjithë kohës janë mbështetur nga grupe shqiptare tifozësh me ‘Ballistët’ dhe ‘Shverecerat’ në qendër të vëmendjes.

U 21, Shpresat barazojnë 1:1 me Danimarkën

Përfaqësuesja e shpresave të Maqedonisë (U 21) vazhdon me rezultatet solide në ciklin e ri kualifikues. Në ndeshjen e tretë të këtyre eliminatoreve të përzgjedhurit e Boban Babunskit luajtën 1:1 me moshatarët e tyre të Danimarkës dhe arritën në kuotën e pesë pikëve. Edhe pse u paraqitën pa lojtarin kryesor Ferhan Hasanin (luajti për seniorët kundër Shqipërisë), reprezentuesit e Maqedonisë nuk shfaqën respekt të madh për favoritin e grupit dhe me lojë të guximshme në fund arritën me meritë të marin rezultat të barabartë. Ndeshja në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në Shkup nuk solli lojë të bukur dhe raste shënimit, kështu që të dyja kombëtaret sollën gjithsej pesë goditje në drejtim të portave. Në kushte të këtilla Danimarka avansoi në minutën e 73-të, kur goditja e Heleniusit u devijua nga Ristevski dhe përfundoi në rrjetën vendase. Njëjtë si në ndeshjen me Serbinë, goli i pranuar nuk i demotivoi futbollistët e Maqedonisë, të cilët në vazhdim u angazhuan më shumë dhe arritën të barazojnë rezultatin. Stefan Ristovski harkoi në zonë, ndërsa Nestorovski në dy tentime arriti të shënojë për barazim 1:1, pasi paraprakisht goditja e tij u ndal në traversë. Maqedonia për momentin mban pozitën e tretë në grup me pesë pikë të grumbulluara, mirëpo ka edhe një ndeshje më pak se skuadrat e kreut Danimarka dhe Serbia që kanë nga tetë pikë në konton e tyre. Shpresat e Maqedonisë ndeshjen e tyre të ardhshme do ta kenë më 29 shkurt të vitit 2012, kur do ta presin përfaqësuesen e Irlandës së Veriut.

U 19, Maqedonia mund Kazakistanin

Përfaqësuesja e Maqedonisë për futbollistë të moshës deri 19-të vjeçare kanë shënuar fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian, duke e mundur Kazakistanin me rezultat 2:1. Pas dy disfatave paraprake nga Zvicra dhe Ukraina, Maqedonia e drejtuar nga seleksionuesi Mensur Jakupi, më në fund arriti të regjistroi triumfin e parë, duke shmangur kështu grupin e fundit në grup. Ndeshja me Kazakistanin ishte e balansuar, megjithse Maqedonia vazhdimisht kërkonte të inponojë lojën dhe dominimin e saj në teren. Në kushte të këtilla pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë gjërat u përkeqsuan për Maqedoninë, pasi miqë kaluan në epërsi. Ishte minuta e 53-të kur Yskakov shënoi për avantazh të Kazakistanit. Mirëpo ‘kuqeverdhët’ nuk u dorëzuan këtu dhe në vazhdim u angazhuan edhe më tepër duke shtypur kundërshtarin para zonës. Kështu pas disa aksioneve të mira dhe presionit të vazhdueshëm, në minutën e 59-të ishte Alimi ai i cili solli baraspeshë në rezultat. Shpresat e Maqedonisë edhe më tej vazhduan të dominojnë dhe si rezultat i një loje të këtillë në minutën e 71 Babunski shënoi për epërsi të Maqedonisë me rezultat 2:1, që në fund u tregua rezultati final i këtij takimi. Për Maqedoninë kjo ishte fitorja e parë dhe tre pikët e para në grup, për të zënë vendin e tretë. Kazakistani pa pikë të fituar mbeti në vendin e katërt. Me nga 7-të pikë të tubuara Svicra dhe Ukraina ndajnë vendin e parë, pasi në duelin e drejtëpërdrejtë të martën barazuan 1:1. Turneu kualifikues në të cilin garoi edhe Maqedonia u zhvillua në Strumicë dhe Turnovë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *