Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia do të gjelbërohet edhe me 5,7 milionë fidane

Maqedonia do të gjelbërohet edhe me 5,7 milionë fidane

23 nentor-Aksioni i tetë për mbjelljen e fidaneve është në frymln e shënimit të ngjsrjes botërore të quajtur “Viti i drurit”, shpallur nga Kombet e Bashkuara.

Nën moton “Mbjellim sot-shkruajmë dhe dërgojmë letër paqes” sot në 400 lokacione nëpër Maqedoni do të mbillen 5,7 milionë fidane në kuadër të aksionit vjeshtor “Dita e drurit – mbjelle ardhmërinë tënde!”.

Në aksionin e tetë, fidane do të mbillen në afërsi të vendbanimeve, liqeneve natyrore dhe artificiale, në parqet nacionale dhe përskaj rrugëve rajonale dhe lokale.

Ngjarja kryesore e fushatës është “Letër e dashurisë, respektit dhe miqësisë – mbjell paqe, miqësi dhe dashuri”.

Letra, siç informon këshilli organizativ i aksionit, përmban porosi të qartë dhe të drejtpërdrejtë se përmbes mbjelljes së ardhmërisë me duart tona do të themi se po mbjellim jo vetëm fidane, por edhe miqësi, fqinjësi të mirë, tolerancë dhe respekt të ndërsjelltë.

“Letra është thirrje për mbjellje masive në të cilën përmes aktit të pjesëmarrjes personale në aksion, me duart tona, me një zemër, do të mbjellim ardhmëri për ne dhe për botën. Letra është porosi e fuqishme se nuk lejojmë të kaplohemi dhe nuk do të lejonim që padrejtësia e tilla t’i shkaktohet askujt, jo vetëm neve”, sqarojnë organizatorët.

Në shenjë pajtueshmërie me Letrën, qytetarët sot do të mund të nënshkruhen në fletoret të cilat pas mbajtjes së aksionit do t’u dërgohen Kombeve të Bashkuara dhe Komisionit evropian.

Për pjesëmarrje sa më masovike në aksion, Qeveria e shpalli ditën e sotme ditë jopune, që do të punohet të shtunën më 26 nëntor.

Aksionin të dielën, në mënyrë simbolike e filluan kryeminsitri Nikolla Gruevski dhe minsitri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Dimovski, me mbjelljen e fidaneve në qendër të Shkupit, pardje fidane mbollën ambasadorët e vendeve të huaja në Republikën e Maqedonisë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Në gjelbërimin e vendit, dje u kyç edhe presidenti Gjorge Ivanov, me mbjelljen e fidaneve në Parkun e qytetit në Veles.

Aksioni i tetë për mbjelljen e fidaneve është në frymln e shënimit të ngjsrjes botërore të quajtur “Viti i drurit”, shpallur nga Kombet e Bashkuara.

Gjatë shtatë aksioneve të mëparshme, janë mbjellur 38 milionë fidane, ndërsa me këtë, gjithsejt do të mbillen rreth 44 milionë fidane.

Aksioni i parë i “Ditës së drurit – mbjelle ardhmërinë tënde!” u mbajt më 12 mars të vitit 2008, kur u mbollën dy milionë drunj

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *