Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia llogarit në mbështetjen nga Gjermania për në BE

Maqedonia llogarit në mbështetjen nga Gjermania për në BE

1 nentor-Delegacioni do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko veljanoski, ndërsa do të ketë takime edhe me Svetllana Jakimovskën, nënkryetare e Kuvendit dhe me anëtarët e Grupit të deputetëve të Parlamentit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës federale gjermane.

Pozicioni i Gjermanisë lidhur me përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë është i pandryshueshëm. Bundestagu që në vitin 2004 ka sjellur vendim që Republika Federale e Gjermanisë ta përdorë emrin kushtetues.

Këtë e deklaroi Peter Vajs nga delegacioni i grupit parlamentar për bahskëpunim me vendet e Evropës Juglindore të Bundestagut gjerman, pas takimit të sotëm me kryetarin Antonio Milloshoski dhe anëtarët e Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

“Pritja nga ne dhe partnerët e tjerë në BE është në atë drejtim në bisedime të drejtpërdrejta pala e Maqedonisë dhe Greqisë të gjejnë mundësi për zgjidhje të kontestit që ne të mundemi të vazhdojmë me bisedime për hyrje në BE”, deklaroi Vajs.

Për fillim të negociatave për hyrje dhe vetë hyrja në BE, potencoi ai, nevojitet zgjidhje e njëzëshme dhe për këtë arsye duhet që Greqia të japë dritë jeshile.

“Milloshoski theksoi se Maqedonia lufton që ta fitojë, siç tha, vëmendjen e merituar nga Gjermania dhe të fitojë mundësi korrekte që të bëhet anëtare e kësaj familjeje evropiane.

“Edhe për Gjermanianë, edhe për Greqinë dhe për Maqedoninë vlejnë dy gjëra. Përgjegjësi më të madhe dhe pragmatizëm më të madh. Maqedonia gjatë 20 viteve të kaluara e tregoi përgjegjësinë e saj dhe mendojmë se në të njejtën frymë edhe Athina zyrtare dhe në emër të idesë evropiane dhe në emër të marrëdhënieve tona të mira fqinjësore duhet ta tregojë këtë përgjegjësi që të gjithë të kemi dobi dhe të lëvizim drejt idesë evropiane”, tha Milloshoski pas takimit.

Sipas tij, Gjermania lufton dhe angazhohet në këtë moment që ta shpëtojë BE-në dhe ekzistimin e saj, si dhe konstruksionin e saj politik së bashku me unionin euromonetar.

Delegacioni nga grupi parlamentar për bashkëpunim me vendet e Evropës Juglindore të Bundestagut gjermane kishte takim edhe me kryetarin Hajrulla Misini dhe anëtarët e Komisionit për çështje evropiane.

Delegacioni do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko veljanoski, ndërsa do të ketë takime edhe me Svetllana Jakimovskën, nënkryetare e Kuvendit dhe me anëtarët e Grupit të deputetëve të Parlamentit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës federale gjermane.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *